Aktualitet

28 vite nga ekzekutimi mafioz i Giovanni Falcones, si u ‘eliminua’ prokurori italian me urdhër të Toto Riinës, mesazhi i koduar i Sorecës: Mafia vrau por…

  • Basha: Është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar, të ndëshkohet korrupsioni politik
  • 28 vite nga vrasja e prokurorit Falcone, nuk harrohet nga qytetarët, GJESTI që po planifikohet
  • ‘Ta ngjyrosim me të bardhë qytetin’/ 28 vite nga vrasja e prokurorit Falcone, GJESTI që po planifikohet
  • Më 23 maj 1992, në moshën 53-vjeçare Falcone u vra bashkë me gruan dhe tre truproja nga klani i Cosa Nostra-s Korleonesi me një bombë prej gjysmë ton lëndë shpërthyese.
    Featured image of article: 28 vite nga ekzekutimi mafioz i Giovanni Falcones, si u ‘eliminua’ prokurori italian me urdhër të Toto Riinës, mesazhi i koduar i Sorecës: Mafia vrau por… Giovanni Falcone

    ITALI– Dita e sotme shënon 28 vjetorin e vrasjes së magjistratit italian, Giovanni Falcone. Më 23 maj 1992, në moshën 53-vjeçare Falcone u vra bashkë me gruan dhe tre truproja nga klani i Cosa Nostra-s Korleonesi me një bombë prej gjysmë ton lëndë shpërthyese.

    As dy muaj më vonë, më 19 korrik, i takonte një tjetër hetuesi (bashkëpunëtor i ngushtë me Falconen) që të binte nën goditjet e mafies. Paolo Borsellino vritej nga një autobombë në Palermo në rrugën D’Amelio.

    Vrasja e tij u organizua nga mafiozi famëkeq Salvatore Riina si hakmarrje për dënimet e qindra gangsterëve që kishte firmosur Falcone gjatë operacionit “Gjurmëve të Mëdha”. Ndër masat më të rrepta të antimafias pasuese për vrasjen e Falcone dhe Borsellino, ishte edhe arrestimi i Riinas, i cili ndërroi jetë në vitin 2017.

    Një mafioz tjetër i dënuar për vrasjen e Falcones është Giovanni Brusca, një nga shoqëruesit e Riinas, i cili dëshmoi se ishte personi i cili kishte shpërthyer eksplozivin. Në nder të prokurorit Falcone dhe bashkëpunëtorit të tij, Paolo Borsellino, ka marrë emrin “Falcone-Borsellino” edhe aeroporti i Palermos.

    Vrasjen e tij, sot e ka përkujtuar edhe ambasadori italian i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili vlerësoi shembullin e prokurorit të shquar.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Kanë kaluar 28 vjet që kur mafia vrau Giovanni Falcone. Por jo shembullin e tij, angazhimin e tij moral dhe idetë e tij. “Burrat kalojnë, idetë mbesin. Tensioni i tyre moral mbetet dhe ata do të vazhdojnë të ecin nëpër këmbët e burrave të tjerë “.  Faleminderit gjithmonë, sot si atëherë,”-shkruan ambasadori.

    Për përvjetorin e vrasjes së Falcones, reagoi edhe kryedemokrati Lulzim Basha, që e konsideroi italianin një shembull për t’u marrë edhe nga magjistratët shqiptarë për të dënuar korrupsionin.

    Kohët e fundit në vend një nga temat më të diskutuara është ajo e Reformës në Drejtësi, e cila synon hetimin e paanshëm dhe çlirimin e organeve të drejtësisë nga ‘kthetrat’ e korrupsionit.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment