Aktualitet

28-nëntori/ Yuri Kim uron Shqipërinë: Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit dhe Skënderbeut

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kim shkruan dhe i uron një jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Ismail Qemalit dhe Skënderbeut.
Featured image of article: 28-nëntori/ Yuri Kim uron Shqipërinë: Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit dhe Skënderbeut Yuri Kim
Përditësuar:

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka uruar Shqipërinë për ditën e shpalljes së Pavarësisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kim shkruan dhe i uron një jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Ismail Qemalit dhe Skënderbeut.

“Më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin #kuqezi, duke e shpallur të pavarur nga Perandoria Osmane. Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur! Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit & Skënderbeut! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë!”- shkruan Kim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot Shqipëria feston në heshtje shpalljen e Pavarësisë. Kthetrat e pandemisë që na ka kapluar kanë bërë që nëpër sheshe e makina të mos valëvitet flamuri kuqezi dhe ndryshe nga çdo vit jtetër, nuk do të ketë grumbullimet të rinj e festime masive.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment