Bota

27-vjeçari i infektuar me koronavirus që në Mars: Gjashtë muaj më vonë nuk jam mirë, nuk po bëj dot gjërat që bëja më parë

Ai ështe shprehur se pavarësisht që ndodhet në ditën e 182 pas infektimit  me Koronavirus ai nuk mund të i kthehet më jetës së tij normale pasi vazhdon të mos ndjehet mirë. I riu është detyruar të heqë dorë nga një sërë aktivitetesh duke mos vbraouar  më 5 km 3 herë  në javë   sic bënte më përpara , nuk  shkon më në pub dhe nuk mundet të punojë .
Featured image of article: 27-vjeçari i infektuar me koronavirus që në Mars: Gjashtë muaj më vonë nuk jam mirë, nuk po bëj dot gjërat që bëja më parë Charlie Russell

BRITANI E MADHE- Ndërkohë që  të gjitha vendet  po përballen me luftën ndaj pandemisë Covid -19 ,  27 –vjecari  Britanik  Charlie Russell  ka rrefyer për The Guardian historinë e tij te infektimit  me Koronavirus që nga muaji Mars nga I cili rezultoi të jetë negativ tanimë ama simptomat e lëna pas nuk e lënë atë të bëjë një jetë normale si të gjithë bashkëmoshatarët e tij.

Ai ështe shprehur se pavarësisht që ndodhet në ditën e 182 pas infektimit  me Koronavirus ai nuk mund të i kthehet më jetës së tij normale pasi vazhdon të mos ndjehet mirë. I riu është detyruar të heqë dorë nga një sërë aktivitetesh duke mos vbraouar  më 5 km 3 herë  në javë   sic bënte më përpara , nuk  shkon më në pub dhe nuk mundet të punojë .

Nëse do ta kisha ditur që do të isha kaq i sëmurë, do ta kisha marrë gjithçka shumë më seriozisht në mars,” tha Russell. “Por e gjithë ajo që kemi dëgjuar atëherë ishte se nëse do të ishit infektuar dhe do të ishit një person i ri, ka shumë të ngjarë të mos keni asnjë simptomë fare. Ose do të ishe i sëmurë për disa javë dhe kjo do të ishte gjithçka,”– është shprehur ai .

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë rreth 600,000 njerëz kanë një lloj sëmundje post-Covid, sipas Tim Spector, profesor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College të Londrës, i cili thotë se rreth 12% e të sëmurëve raportojnë simptoma tek aplikacioni Covid Tracker për më shumë se 30 ditë. Një në 200 thotë se efektet zgjasin për më shumë se 90 ditë.

27 vjecari bën dhe një thirrje për të gjithë ata që tregohen të pakujdesshëm ndaj masave parandaluese ku është shprehur -“Kur njerëzit nuk pranojnë të mbajnë maska ​​ose madje t’i binden rregullave më themelore të distancës sociale, është shumë, shumë frustruese”, tha Russell. “Unë thjesht dua t’i tund ato dhe të them‘ kam jetuar me këtë për gjashtë muaj ‘.

Burimi : The guardian

Shto Koment