Aktualitet

26 vjet burg për dy autorët e vrasjes së shqiptarit në Itali, ndërhyri për të mbrojtur një vajzë

Gjykata dha të mërkurën 16 vjet burg për Manzi-n dhe 10 vjet burg për Patrunon. Prokuroria kishte kërkuar 20 vjet për 23-vjeçarin dhe 18 vjet heqje lirie për tjetrin.
Featured image of article: 26 vjet burg për dy autorët e vrasjes së shqiptarit në Itali, ndërhyri për të mbrojtur një vajzë

ITALI– Dy  vite pas vrasjes së një shqiptari në Itali, Gjykata e Tranit në Itali ka dhënë vendimin për autorët e vrasjes së 24-vjeçarit Viktorjan Picaku, i cili vdiq më 1 gusht të 2018-s pasi u qëllua me armë në një shesh të populluar në Corato.

Nga mediat vendase është bërë me dije se nën pranga ka rënë  Domenico Manzi, 23 vjeç dhe Domenico Patruno, 31 vjeç.

Të dy të arrestuarit ishin me precedentë të mëparshëm penalë. Ndërkohë ditën e djeshme Gjykata dha të mërkurën 16 vjet burg për Manzi-n dhe 10 vjet burg për Patrunon. Prokuroria kishte kërkuar 20 vjet për 23-vjeçarin dhe 18 vjet heqje lirie për tjetrin.

Kujtojmë se pas vrasjes së Picakut, ata u arratisën nga vendngjarja me një motor Vespa, por pas disa orësh, dy italianët u vetëdorëzuan në polici.  Ishte  23-vjeçari Domenico Manzi që qëlloi për vdekjen Picakun.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

24-vjeçari shqiptar me origjinë nga Mirdita kishte shkuar në Itali për të punuar, ndërsa mediat italiane kanë hedhur poshtë çdo aludim për lidhje kriminale të tij. Sipas tyre, Picaku u qëllua për shkak se kishte ndërhyrë për të mbrojtur një vajzë që po dhunohej nga një italian.

Burimi: lagazzettadelmezzogiorno

A.C/Dosja.al

Shto Koment