Rajoni

26 vite në pritje, Maqedonia hyn në NATO, nisja e një historie suksesi në Ballkan

Ia vlejti! Jo vetëm për faktin se ajo garanton një të ardhme të qendrueshme dhe të begatë të vendit, por edhe sepse me të u mbyll një kapitull, të paktën për momentin, i konflikteve të përjetshme historike ballkanike midis vendeve fqinje.
Featured image of article: 26 vite në pritje, Maqedonia hyn në NATO, nisja e një historie suksesi në Ballkan

Maqedonia e ardhshme e Veriut dhe NATO nënshkruan një pakt “historik” që hap portën për anëtarësim të plotë në aleancë. Mund të jetë fillimi i një historie suksesi në Ballkanin Perëndimor,

Republika e Maqedonisë ka 26 vjet që e pret këtë ditë. Për vendin e vogël dhe të izoluar të Ballkanit anëtarësimi në aleancën më të fortë ushtarake në botë ka qenë gjithmonë një çështje e mbijetesës.

Brenda vendit kjo nënkuptonte një kohezion më të fortë etnik dhe social, nga jashtë ishte një garanci që kufijtë e saj sigurohen ndaj vendeve fqinjë. Nuk ishte rastësi që parlamenti maqedonas votoi deklaratën për t’u bashkuar me NATO-n qysh në vitin 1993 – luftërat e përgjakshme në republikat e tjera ish-Jugosllave kurrë nuk arritën deri në kufijtë e saj, por rreziku ishte gjithmonë i pranishëm.

Por megjithatë Republika e Maqedonisë nuk do ta përjetojë kurrë arritjen e saj më të madhe. Paradoksalisht ditët e vendit me këtë emër janë të numëruara. Edhe faqja e internetit të NATO-s sot nuk e përmend anëtarin e saj të ardhshëm me emrin e tij: “Të mërkurën më 6 shkurt 2019, Përfaqësuesit e Përhershëm në NATO të 29 anëtarëve të Aleancës do të nënshkruajnë Protokollin e Anëtarësimit me Shkupin”. Shkupi është sigurisht kryeqyteti i vendit.
Dhe deri në fund të kësaj jave sapo parlamenti i Greqisë të ratifikojë Protokollin e Anëtarësimit, një vend “i ri”: Republika e Maqedonisë së Veriut do të shpallet në botë.

A ia vlejti kjo?

Ky është çmimi që duhej të paguante Maqedonia për t’u bashkuar me klubin. Për shumë qytetarë në vend – ky çmim ishte shumë i lartë. Por fatmirësisht për vendimmarrësit aktualë politik – nuk e shohin kështu.

U desh shumë guxim dhe vullnet politik në Shkup dhe në Athinë për ta zgjidhur çështjen e ashtuquajtur kontesti i emrit që e ka bllokuar pranimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE që nga viti 2008 dhe kontaminoi marrëdhëniet mes dy popujve për dekada të tëra.

Shumë ende shtrojnë pyetjen, nëse ia vlente ndryshimi i emrit të vendit, për të tregtuar një pjesë të identitetit dhe të historisë për anëtarësimin në NATO?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ia vlejti! Jo vetëm për faktin se ajo garanton një të ardhme të qendrueshme dhe të begatë të vendit, por edhe sepse me të u mbyll një kapitull, të paktën për momentin, i konflikteve të përjetshme historike ballkanike midis vendeve fqinje.

Kjo u jep mundësi gjeneratave të reja që t’i japin fund gërmimeve në llogoret e historisë dhe të fillojnë planifikimin e së ardhmes.

Në kontekstin më të gjerë të Ballkanit dhe Evropës Juglindore futja e Maqedonisë (së Veriut)në NATO më në fund mbyll çështjen “maqedonase” që e rëndonte rajonin për një kohë të gjatë. Për më tepër, ajo përmirëson stabilitetin në rajon në një kohë që fantazmat e së kaluarës kërcënojnë të ngjallen sërish, veçanërisht në valën përpjekjeve për një zgjidhje përfundimtare të pritshme për shtetësinë e Kosovës.

Histori suksesi në Ballkanin Perëndimor?!

Maqedonia (e Veriut) nuk ka ushtri dhe PBB-ja e saj vjetor është më afër një qyteti gjerman të pazhvilluar sesa një vendi të përparuar perëndimor, por si Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe vendet kryesore evropiane e kanë kuptuar kohë më parë, se ia vlen më shumë ta kenë të lidhur me Perëndimin këtë vend sesa të rrezikojnë me trazira të tjetra në Ballkan.

Fakti që Maqedonia e Veriut është një shembull i rrallë i funksionimit (pak a shumë)të demokracisë multietnike në një rajon të paqëndrueshëm i rrit përfitimet e anëtarësimit të saj në NATO.

Përsa i përket ushtrisë apo ekonomisë, vendi nuk ka ndonjë vlerë në vetvete, por në aspektin e interesave aktuale gjeopolitike (Rusia, Kina)mesazhi që zgjidhja e suksesshme e konfliktit u jep vendeve fqinje (Serbia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina)- mund të jetë jashtëzakonisht i vlefshëm.

Për Maqedoninë(e Veriut) fillon sot një kapitull i ri. Vendi ende përballet me shumë pengesa dhe detyra të vështira që ka përpara. Ajo ka nevojë për reforma në çdo pjesë të shoqërisë, ajo ka nevojë për të rindërtuar kohezionin e saj të brendshëm dhe ka nevojë për një ekonomi që prodhon diçka tjetër përveç largimit të trurit. Nëse Bashkimi Evropian vendos që më në fund të hapë procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut në qershor, së bashku me pranimin në NATO, mund të jetë vetëm fillimi i një historie të suksesshme në Ballkanin Perëndimor të harruar prej një kohe të gjatë. Marrë nga DW

Shto Koment