Bota

25 vite diferencë mes çiftit, habit Zonja e parë e Francës: Macron ndonjëherë më i vjetër se unë

Bashkëshortja e Marcron tha se ndan çdo gjë nga përditshmëria me Emmanuelen, teksa shtoi se darka dhe dreka ata i gjen gjithmonë bashkë.
Featured image of article: 25 vite diferencë mes çiftit, habit Zonja e parë e Francës: Macron ndonjëherë më i vjetër se unë Emmanuele Macron dhe Brigitte Macron

FRANCË- Zonja e parë e Francës Brigitte Macron ka folur për marrëdhënien me bashkëshortin, njëherazi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një interviste të dhënë për “Radio RTL”.

Bashkëshortja e Marcron tha se ndan çdo gjë nga përditshmëria me Emmanuelen, teksa shtoi se darka dhe dreka ata i gjen gjithmonë bashkë.

 “Jemi të pranishëm në jetët e njëri-tjetrit 24 orë në ditë, por jemi gjithashtu edhe një çift i drejtpërdrejtë. Ja themi të gjitha ato që mendojmë njëri-tjetrit, edhe kur nuk janë shumë të mira. Mëngjesin dhe darkën e hamë gjithmonë bashkë”-tregoi Zonja e Parë e Francës.

Në një moment, duke iu referuar arsyetimit të tij Brigitte ka thënë se bashkëshorti i saj ndonjëherë është më i vjetër se ajo.

Emmanuel ndonjëherë është më i vjetër se unë, sigurisht më i arsyeshëm. S’kaloj një ditë pa qeshur me të”-tha Brigitte, e cila është 25 vite më e madhe se bashkëshorti i saj.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment