
UKRAINË– Në Ukrainë 25 lojtarë dhe staf të Karpaty Lviv, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Këtë lajm e konfirmon klubi ukrainas, që ka ftuar edhe klubet e tjera të futbollit të bëjnë edhe ata testet anti-Covid-19, duke i këshilluar të jenë të kujdesshëm. E gjithë skuadra është në izolim.
Shumica e lojtarëve të prekur nuk kanë simptoma por kanë marrë masat që asnjë prej futbollistëve të mos rëndohet nga shëndeti. Të gjitha ndeshjet e Karpaty të programuara për qershorin janë shtyrë pa afat. Kampionati ukrainas ka rinisur fundjavën e kaluar, por ndeshjet janë luajtur pa tifozë
E.Ç (Dosja.al)