Rajoni

24-vjet nga masakra e Srebrenicës, përkujtohet sot genocidi më i rëndë në Europë, pas Luftës së Dytë Botërore

Më 11 korrik 1995, mbi 8 mijë burra, djem dhe gra boshnjake u vranë në atë që njihet si Masakra e Srebrenicës, genocidi më i madh në Europë, pas Luftës së Dytë Botërore.
Featured image of article: 24-vjet nga masakra e Srebrenicës, përkujtohet sot genocidi më i rëndë në Europë, pas Luftës së Dytë Botërore Varret e viktimave në Srebrenicë

BOSNJE- Sot shënohet 24-vjetori i Masakrës së Srebrenicës. Mbi 8 mijë burra, djem dhe gra boshnjake u vranë në atë që njihet si Masakra e Srebrenicës, më 11 korrik të vitit 1995.

Gjenocidi që pati për objektiv popullsinë myslimane të vendit, u krye nga forcat serbo-boshnjake, edhe me ndihmën e ish-Jugosllavisë. Sot në qendrën përkujtimore të Potoçarit në Srebrenicë, u nderuan viktimat, ku morën pjesë politikanë dhe figura të larta të politikës nga vende të ndryshme.

Kjo masakër konsiderohet si një nga më të rëndat në historinë moderne europiane.Ai solli vdekjen e mbi 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë të moshës 12 deri 77 vjeç, të përndjekur nga fillimvitet 90 kur nisën konfliktet etnike në vend. Trupat e viktimave u hodhën nëpër varre masive dhe pyjet përreth dhe identifikimi i tyre vazhdon edhe sot.

Në këtë ceremoni mori pjesë dhe presidentja kroate,  Kolinda Kitaroviç, e cila nderoi viktimat, duke vendosur lule lule në memorialin kushtuar mbi 8 mijë viktimave të vrara dhe masakruar nga forcat serbe në vitin 1995.

Ndërsa, dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, përfaqësuese e Lartë e BE-së dhe Johanes Hahn, komisionar për Zgjerim,deklaruan se është detyrë e përbashkët, që të kujtojmë gjithmonë Srebrenicën si një nga “momentet më të errëta të njerëzimit në historinë moderne evropiane.”

Nuk ka vend për retorikë nxitëse, mohim, revizionizëm apo madhështimin e kriminelëve të luftës. Përpjekjet për të rishkruar historinë, në Bosnjë dhe Hercegovinë apo gjetkë janë të papranueshme”, deklaruan zyrtarët e BE-së.

Foto nga ceremonia e përkujtimit të viktimave nga masakra e Srebrenicës

(a.m/dosja.al)

  • 14:52

    Masakra e Srebrenicës/ Meta: Drejtësi për viktimat e genocidit të pamëshirshëm

    Ilir Meta

    Presidenti i vendit, Ilir Meta  ka përkujtuar sot 24-vjetorin e masakrës së Srebrenicës në Sarajevë.

    Në një postim në facebook, Meta shkruan se është koha që të kërkojmë drejtësi deri në fund për shkaktarët e këtij gjenocidi të pamëshirshëm. Kreu i shtetit deklaron se duhet ruajtur bashkëjetesa fetare pa lejuar askënd të helmojë kombet dhe popujt.

    Sot në 24-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, më të madhes në zemër të Europës, është koha jo vetëm të lutemi për shpirtrat e viktimave dhe dhimbjen e patreguar që përjetuan popujt e rajonit tonë, por njëkohësisht të kërkojmë drejtësi deri në fund për shkaktarët e këtij gjenocidi të pamëshirshëm. Duhet të ndërgjegjësohemi e përgjegjësohemi që bashkëjetesën etnike-fetare dhe kulturore ta ruajmë e ta forcojmë, pa lejuar askënd të helmojë dhe të përçajë popujt dhe kombet tona, në mënyrë që tragjedi të tilla t’i përkasin vetëm të kaluarës së hidhur të historisë së rajonit tonë. Kjo foto e qytetit të bukur të Sarajevës, ku harmonizon natyrshëm objektet e besimeve të ndryshme fetare, të shërbejë për të ecur përpara drejt të ardhmes se përbashkët në Bashkimin Europian, duke evidentuar edhe trashëgiminë historike të bashkëjetesës mes kombeve dhe popujve të rajonit tonë”, shkruan Meta në Facebook.

  • 14:06

    Hahn dhe Mogherini nderojnë viktimat e Srebrenicës: Përpjekjet për të rishkruar historinë, të papranueshme

    Varret e viktimave në Srebrenicë

    Dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, përfaqësuese e Lartë e BE-së dhe Johanes Hahn, komisionar për Zgjerim, morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të viktimave të masakrës së Srebrenicës. Ata deklaruan se është detyrë e përbashkët, që të kujtojmë gjithmonë Srebrenicën si një nga “momentet më të errëta të njerëzimit në historinë moderne evropiane.”

    Nuk ka vend për retorikë nxitëse, mohim, revizionizëm apo madhështimin e kriminelëve të luftës. Përpjekjet për të rishkruar historinë, në Bosnjë dhe Hercegovinë apo gjetkë janë të papranueshme”, porositën Mogherini dhe Hahn përmes një deklarate të përbashkët, në përkujtim të masakrës së Srebrenicës.

  • 13:55

    Genocidi i Srebrenicës/ Presidentja kroate e mbuluar me shami nderon viktimat: Masakër e politikës serbomadhe

    Kolinda Grabar-Kitaroviç

    Sot shënohet 24-vjetori i Masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.E pranishme në këtë ceremoni përkujtimore, ishte dhe presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila i ka nderuar viktimat e masakrës së Srebrenicës në 21 vjetorin e tragjedisë.

    Ajo u shfaq e mbuluar me shami, siç e do zakoni mysliman, teksa ka vendosur lule në memorialin kushtuar mbi 8 mijë viktimave të vrara dhe masakruar nga forcat serbe në vitin 1995.

    Sot me pikëllim i kujtojmë më shumë se 8 mijë viktimat e tragjedisë së Srebrenicës. Ky akt gjenocidial, i kryer në emër të programi politik serbomadh, duhet gjykuar moralisht, drejtësisht dhe politikisht. Obligimi ynë është kujtimi i viktimave të pafajshme, në ruajtjen afatgjatë të paqes, në mënyrë që tragjedi të tilla mos t’i ndodhin më askujt”, ka thënë presidentja kroate.

Shto Koment