Rajoni

24 të infektuar me COVID ishin nisur nga Maqedonia e Veriut drejt Finlandës, shfajësohen maqedonasit: Janë nga Kosova, kalojnë tranzit tek ne

Maqedonia e Veriut ia hedh fajin Kosovës për numrin e lartë të të infektuarve, pasi sipas saj këta të fundit kalojnë tanzit në këtë shtet.
Featured image of article: 24 të infektuar me COVID ishin nisur nga Maqedonia e Veriut drejt Finlandës, shfajësohen maqedonasit: Janë nga Kosova, kalojnë tranzit tek ne Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT: Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se 24 persona kanë rezultuar të infektuar në fluturimin e linjës Shkup- Turku. Sipas ministrisë në bordin e avionit që ishte nisur drejt Finlandës ishin 157 pasagjerë,  95 prej tyre me pasaportë të Kosovës.

Menjëherë autoritetet finlandeze kanë vendosur të ashpërojnë masat pas rastit me fluturimin nga Shkupi për në Turku. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ia hedh fajin  Kosovës për numrin e lartë të të infektuarve, pasi sipas saj këta të fundit kalojnë tanzit në këtë shtet.

“Ministria e Shëndetësisë pasi ka shikuar informatat me shërbimet e aeroportit të Shkupit, policinë kufitare, informon se janë udhëtarë që po vijnë në Maqedoni të Veriut, apo po kalojnë tranzit për arsye të ndryshme, e më pas po kthehen për të punuar në Evropë Perëndimore, ku me leje banimi apo shtetësisë të BE-së nuk vlejnë kufizimet për hyrje e dalje nëpërmjet rrugëve tokësore. Sipas të dhënave që kemi marrë nga fluturimi në fjalë, shumica e pasagjerëve udhëtuan me pasaporta të Kosovës (95), pasaporta finlandeze (60), dhe të tjerët me pasaporta maqedonase (2) dhe nga një shqiptare, bullgare, estoneze dhe suedeze. Ministria e Shëndetësisë do të marrë informata nga autoritetet finlandeze, për 24 pasagjerët që kanë rezultuar pozitivë dhe do të informojë. Po ashtu Instituti i Shëndetësisë Publike po punon të shikojë nëse ndonjë prej pasagjerëve nuk ka respektuar masën e vetizolimit në Maqedoni. Pasi të marrim informatat do të njoftojmë”, thuhet në njoftim. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, javët e e fundit në Kosovë është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimav. Që prej fillimit të shpërthimi të pandemisë në Kosovë e deri tani, janë regjistruar 341 viktima dhe 10.419 të infektuar.

J.V/Dosja.al

Shto Koment