LIVE UPDATES
Politike

24 orë ujë në Tiranë! BEI jep 80 mln euro kredi, marrëveshja me Veliajn e Ahmetajn

4 Dhjetor 2021, 20:10 Nga DOSJA
24 orë ujë në Tiranë! BEI jep 80 mln euro kredi,

LUKSEMBURG– Tirana ka firmosur marrëveshjen e furnizimit 24 orë me ujë të pijshëm të kryeqyetit me Bankën Evropiane për Investim. Vetë kryebashkiaku Erion Veliaj tha se viti 2024, do ta gjejë Tiranën me 24 orë ujë të pijshëm, diçka që kryeqytetit i mungon prej dekadash. Do të jetë Banka Evropiane e Investimeve (BEI), banka e Bashkimit Evropian, ajo që do të investojë 80 milionë euro për përmirësimin e sistemit të shpërndarjes së ujit në bashkinë e Tiranës, duke mundësuar ofrimin pa ndërprerje të ujit të pijshëm të sigurt për mbi 800 000 banorë dhe uljen e humbjeve të ujit. I siguruar nën mbështetjen e ‘Team Europe’, ky investim do të modernizojë efikasitetin e menaxhimit të ujit, do të përmirësojë sigurinë e furnizimit me ujë dhe do të kontribuojë në kushte më të mira shëndetësore dhe mjedisore në kryeqytet, e cila do të rrisë qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike dhe do të nxisë zhvillimin ekonomik.

Projekti do të modernizojë rrjetin ekzistues të shpërndarjes dhe do të ofrojë shërbim të vazhdueshëm, të besueshëm dhe afatgjatë të furnizimit me ujë në qytet, me linjën e transmetimit të Gurit të Bardhë dhe unazën e furnizimit me presion të lartë të Tiranës. Gjithashtu, projekti do të përmirësojë cilësinë e ujit të pijshëm, duke eliminuar sistemin e depozitave të vogla personale mbi çati, të cilët përbëjnë rrezik të lartë për ndotjen e ujit. Investimi vjen në kuadër të Nismës për Rimëkëmbjen Ekonomike të BEI-së, që synon të mobilizojë financat për të mbështetur rritjen, krijimin e vendeve të punës, projektet jetike të infrastrukturës dhe kohezionin social në rajonet fqinje të BE-së. 

Zëvendës-presidentja e BEI-së Lilyana Pavlova, përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor, tha nga Luksemburgu ku zhvilloi një takim me kryebashkiakun Veliaj e zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj se ky është një hap drejt kushteve më të mira.

“Sot, ne po bëjmë një hap të rëndësishëm drejt kushteve më të mira të jetesës për banorët e Tiranës. Jemi të lumtur të investojmë në një të ardhme më të sigurt dhe më të shëndetshme në Shqipëri, duke kontribuar në të njëjtën kohë në rimëkëmbjen më të shpejtë nga tërmeti shkatërrues i vitit 2019 dhe pandemia e COVID-19 në vijim. Jam krenare për partneritetin ekzistues me Qeverinë e Shqipërisë dhe qytetin e Tiranës, i cili na lejoi të adresojmë sfidat që vijnë nga urbanizimi me rritje të shpejtë dhe sistemi i pamjaftueshëm i shpërndarjes së ujit. Ky projekt do të mundësojë furnizimin me ujë për të gjithë dhe do ta afrojë vendin me objektivat e tij mjedisore, të zhvillimit urban dhe të veprimit klimatik. Së bashku me ‘Team Europe’, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim zhvillimin më të shpejtë social dhe ekonomik të Shqipërisë dhe presim me padurim zhvillimin e projekteve të reja për vendin,”- tha ajo.

Ambasadori Luigi Soreca, Shef i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, tha: Ky projekt i ri investimi është një kontribut i madh i BE-së për përpjekjet e Shqipërisë për përmirësimin e performancës së shërbimeve të ujit, si dhe për të siguruar furnizim të vazhdueshëm dhe të sigurt me ujë për banorët e Tiranës. Evropa është këtu për të ndihmuar shqiptarët për një cilësi të përmirësuar të jetës, shëndet publik më të fortë dhe kosto të reduktuara të energjisë, teksa Tirana bëhet më e qëndrueshme dhe përshtatet me ndryshimet klimatike. Jemi të lumtur që mund ta ndihmojmë Shqipërinë të përafrohet në mënyrë progresive me standardet e BE-së.

Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, tha: Kjo është një marrëveshje më e madhe prej €144.5 milionë euro që garanton nga njëra anë modernizimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë dhe nga ana tjetër, furnizim të pandërprerë 24-orësh me ujë për pothuajse 1 milion banorë të qytetit të Tiranës. Gjatë dy viteve të fundit së bashku me BEI-n dhe bashkinë e Tiranës kemi ndërmarrë një punë të kujdesshme dhe të detajuar për të arritur përfundimin e projektit. Unë jam i lumtur që ky projekt shkon për një nga sektorët prioritarë të qeverisë shqiptare, si pjesë e një reforme tërësore dhe të ambicies sonë për të rritur cilësinë e jetës së qytetarëve, në këtë rast duke siguruar 24 orë ujë të pijshëm.

Kryetar i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha: Jemi dita me natën me atë që gjetëm: rrjeti i ujësjellësit i ngjante një kulluese marakonash, ku uji vidhej rregullisht, makinat laheshin me ujë të pijshëm, po ashtu edhe misri ujitej me ujë të pijshëm. Fillimisht u desh të rikuperonim humbjet, të kishim një ndërmarrje më efiçiente, që të mos ishte më një parking militantësh, por një ndërmarrje me misionin për të shërbyer. Tani mund të them me krenari se ndërmarrja ka jo vetëm performancën më të mirë në Shqipëri, por sot është një ndërmarrje që ka arritur t’i paguajë vetë kreditë e marra, që ka financa më të shëndosha. Megjithatë, jemi ende larg ambicies sonë për Tiranën 24 orë ujë, por ky është plani ynë për vitin 2024. Sot firmosim kredinë më të madhe në historinë e ujësjellësit të Tiranës, si një mënyrë për ta çuar në marshin e pestë kalendarin tonë të investimeve. Në 2-3 vitet e ardhshme ne parashikojmë të hapim një kantier që të shtrojmë 45km tubacione në Tiranë, si dhe të sigurojmë një unazë presioni, e cila na jep mundësinë të furnizojmë të gjitha njësitë me të njëjtën sasi uji, edhe në lagjet më fundore të Tiranës, sidomos lagjet e reja dhe zonat e veçanta si “Astiri”, “Fresku” dhe “Liqeni i Thatë”.

Banka ka punuar tashmë me Bashkinë e Tiranës në projektin e saj të parë të ri-zhvillimit urban në Shqipëri për bregun e lumit Lana në vitin 2019, që ndihmon në uljen e ndotjes në lumin Lana dhe riorganizimin e rrugëve dhe hapësirës urbane pranë të dy brigjeve. Si pjesë e mbështetjes së ‘Team Europe’, projekti do të sigurojë akses të vazhdueshëm në ujë të pijshëm për mbi 800,000 banorë të Bashkisë së Tiranës dhe do të ndihmojë në përmirësimin e imazhit dhe funksionalitetit të kryeqytetit.

Ky është projekti më i madh i BEI-së i nënshkruar deri më sot me Qeverinë e Shqipërisë dhe projekti i dytë i BEI-së për Tiranën Kredia e re e mundësuar falë garancisë së Bashkimit Evropian, do të ndihmojë Shqipërinë të ndërtojë sistemin modern të furnizimit me ujë dhe të rrisë elasticitetin ekonomik ndaj ndryshimeve klimatike.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arben ahmetaj erion veliaj lilyana pavlova luksemburg tirane arben ahmetaj erion veliaj lilyana pavlova luksemburg tirane

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni