Sport

24 mijë euro në ditë për t’ia hedhur UEFA-s, City ka gati planin

Duhet që kjo të ndodhë para verës, në mënyrë që drejtuesit të bëjnë ndërhyrjet e tyre në merkato me qetësi
Featured image of article: 24 mijë euro në ditë për t’ia hedhur UEFA-s, City ka gati planin Foto ilustruese

Manchester City ka vendosur të punësojë një nga avokatët më të famshëm në Angli për t’u mbrojtur ndaj UEFA-s. Klubi blu është dënuar me dy vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe 3 mln euro gjobë, por zgjidhja ka një emër, David Pannick.

Ai është një avokat i famshëm dhe paguhet 24.000 euro në ditë. 63-vjeçari ka ditur të krijojë emër në ishullin britanik, teksa ka përfaqësuar Gina Miller-in në gjyq kundër Theresa May dhe Boris Johnson për shkëputjen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

City shpreson që ky avokat i njohur me punën e tij të mjaftojë për të përmbysur vendimin e UEFA-s. Duhet që kjo të ndodhë para verës, në mënyrë që drejtuesit të bëjnë ndërhyrjet e tyre në merkato.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment