DiasporaDikur

23 vjet nga masakra e Prekazit, publikohen pamjet e rralla kur Adem Jashari niset për luftë

Video është bërë në një natë kur Ademi bashkë me dajen e tij nga Llausha, Osman Geci dhe me djalin Lulzim Jasharin po nishesin për në aksion.
Featured image of article: 23 vjet nga masakra e Prekazit, publikohen pamjet e rralla kur Adem Jashari niset për luftë Adem Jashari

KOSOVË– Sot në Prekaz shënohet 23-vjetori i rënies së heroit Adem Jashari dhe 56 anëtarëtarëve të familjes së tij. Pamje të pabublikuara më parë kanë dalë ku shihet komandanti legjendar Adem Jashari duke u nisur për në luftë.

Video e publikuar nga magazina.al, është realizuar në kullën e Jasharëve në Prekaz, dhe e perpunuar nga Milaim Zeka, është bërë në një natë kur Ademi bashkë me dajen e tij nga Llausha, Osman Geci dhe me djalin Lulzim Jasharin po nishesin për në aksion.

Dukej sikur po niseshin në dasëm dajë e nip që nuk u ndanë deri në vdekje.

Ademi e Daja Osman përshëndeten me familjen, teksa në makinë i pret Lulzimi. Nëna e tij Zahidja i shoqëron deri te makina. Aty dëgjohet edhe zëri i Adem Jasharit tek përshëndetet me nënën e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sëbashku me vëllain e tij Hamzën, Adem Jashari ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake jugosllave. Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Adem Jashari ra heroikisht sëbashku me 56 anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unikat në historinë e luftërave. Ai njihet si “Komandanti Legjendar i UÇK-së”. Atij iu dha urdhëri ‘Hero i Kosovës’ në vitin 2008 nga Kryeministri i Kosovës.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment