Rajoni

26 viktima dhe 892 të infektuar në Greqi nga COVID-19, shënohen edhe 2 viktima në Serbi

Greqia ditët e fundit ka parë një rritje të ndjeshme të rasteve të reja të koronavirusi ku deri më sot numëroheh rreth 892 të sëmurë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 26.
Featured image of article: 26 viktima dhe 892 të infektuar në Greqi nga COVID-19, shënohen edhe 2 viktima në Serbi Mjeku Sotiris Tsiodras

GREQI– Ditën  e sotme në Greqi janë konfirmuar edhe 4 viktima, ku në total Greqia numëron  26  të vdekur.

Por nga ana tjetër është rritur ndjeshëm numri i të infektuarëve, ku vetëm sot janë regjistruar 71 raste të reja të personave që janë infektuar nga koronavirusi, në total regjistrohen 892.  Në bazë të mediave greke nga 134 pacientë të shtruar në spital, 53 janë të intubuar.

Gjithashtu edhe në Serbi në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 viktima nga COVID-19, ndërsa numri i total i të infektuarve ka shkuar në 382.

Por Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka bërë me dije se 2 vitktimat  kanë vuajtur nga sëmundje të ndryshme, njëkohësisht dhe njëri prej tyre ka qenë 80-vjeç, ndërsa  tjetra 62 vjeç.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 4089 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Burimi: kathimerini.gr 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment