Aktualitet

23 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, harta zgjerohet me 4 qytete, 57 mjekë dhe infermierë të QSUT-së rezultojnë negativë

VIDEO
23 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 1099 numri i të infektuarve. arta është zgjeruar me  12 raste në Tiranë, 6 në Mat, 1 në Durrës dhe 4 në Lushnje. Ndërkohë janë shëruar 851 pacientë dhe kanë humbur jetën 33 të tjerë. 57 mjekë dhe infermierë të QSUT-së kanë kryer testin dhe kanë rezultuar negativë.
Featured image of article: 23 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, harta zgjerohet me 4 qytete, 57 mjekë dhe infermierë të QSUT-së rezultojnë negativë Eugena Tomini, ISHP

Shqipëri- 23 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se pas testimit të 276 qytetarëve, janë konfirmuar me COVID-19 vetëm 23 prej tyre. Harta është zgjeruar me  12 raste në Tiranë, 6 në Mat, 1 në Durrës dhe 4 në Lushnje dhe kështu numri total i të infektuarve ka shkuar në 1099. Eugena Tomini nga ISHP bëri me dije se në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.  Po kështu 57 mjekë dhe infermierë të QSUT-së kanë kryer testin dhe kanë rezultuar negativë.  Ndërkohë, në spitalin Infektiv po trajohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.

Njoftimi i ministrisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 23 raste të reja dhe 28 të shëruar në 24 orët e fundit. Dr. Eugena Tomini Instituti i Shëndetit Publik Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste të konfirmuara pozitive, 12 prej të cilave në Tiranë. 8 janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe 4 janë raste të reja në proces hetimi. Nga hetimi i thelluar epidemiologjik në QSUT, ku jane testuar 57 personel shëndetësor dhe pacientë, dhe të gjithë kanë rezultuar negativë. 6 raste janë konfirmuar në Mat, kontakte të një paciente në QSUT dhe 4 raste në Lushnje, kontakte të rasteve pozitive të konfirmuar më herët në Tiranë dhe 1 rast i ri në Durrës. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15,500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1099. Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (29 Maj 2020)
Testime totale 15595
Testime molekulare 14269
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1099
Raste të shëruara 851
Raste Aktive 215
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:


Tiranë 121
Durrës 42
Krujë 17
Shkodër 11
Kamëz 9
Mat 6
Lushnje 4
Berat 2
Fier 2
Korçë 1

J.V/ Dosja.al

Shto Koment