Politike

22 vjetori i vrasjes/ Basha homazhe në memorialin e Azem Hajdarit: Shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie europiane

VIDEO
Basha thekson se Hajdari është një shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie europiane. Ai iu bën thirrje shqiptarëve që të mos largohen nga vendi, por të përballen me problemet këtu.
Featured image of article: 22 vjetori i vrasjes/ Basha homazhe në memorialin e Azem Hajdarit: Shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie europiane Lulzim Basha

TIRANË- Mesditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë homazhe në memorialin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, në 22 vjetorin e vrasjes së tij. Basha është shprehur se Hajdari është një shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie europiane.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Basha thekson se e sotmja është një thirrje për rininë që të mos shohin ikjen si zgjidhje, por përballjen dhe fitoren, ashtu siç bëri Azem Hajdari në dhjetorin e 1990.

Reagimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në përvjetorin e vrasjes së heroit të demokracisë Azem Hajdari, kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë jetën dhe veprën e njeriut, që ia fali rininë dhe energjinë e tij demokracisë dhe lirisë.
Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit është përjetë shembull frymëzimi, për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Europiane, të një Shqipërie demokratike ku qytetarët janë zot të fateve të tyre.
E sotmja është po ashtu një thirrje për rininë që të mos shohin ikjen si zgjidhje, por përballjen dhe fitoren, ashtu siç bëri Azem Hajdari në dhjetorin e 1990 e në vitet që pasuan.
Vepra e Azem Hajdarit është dëshmia e qartë se askush dhe asgjë nuk mund ta ndalë dëshirën, energjinë dhe vendosmërinë e rinisë por edhe të popullit shqiptar për ndryshim. Ndaj është koha që me frymëzimin e Azemit dhe bashkëluftëtarëve të tij të viteve ’90, të hapim rrugën e lirisë, demokracisë, mundësive të barabarta, Shqipërisë si gjithë Europa. I përjetshëm qoftë kujtimi i heroit të demokracisë, simbolit të luftës dhe përpjekjeve për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

Hajdari u ekzekutua 22 vite më parë pranë selisë blu në Tiranë. Vrasja e bujshme e njeriut që kryesoi lëvizjen studentore të dhjetorit të vitit 1990 ka ngjallur debate vazhdimisht në arenën  politike. Fatmir Haklaj u akuzua si autor i kësaj ngjarjeje të rëndë. Ky i fundit u ekzekutua pak vite më vonë dhe është pjesë e asaj që njihet si “Dosja Tropoja”.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment