
AUSTRALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi ku një 22-vjeçar, i indetifikuar si Joseph William ka vrarë të birin vetëm 7 javësh pasi të qarat e tij nuk e lejonin të përqendrohej ndërsa luante video-lojën PlayStation.
Babai e dhunoi të birin për disa ditë rresht duke i shkaktuar dëmtime të rënda që e çuan drejt vdekjes,raporton Daily Mail.
Dënimi ndaj tij mund të shkojë deri në 20 vjet burg teksa i ka pranuar të gjitha akuzat. Në momentin e parë ai ishte justifikuar para të shoqes se fëmija i kishte rënë gjatë ndërrimit të pelenës. Gruaja kishte menduar se gjendja jo e mirë e fëmijës në ditët në vazhdim lidhej me vaksinat, ndaj dhe fëmija u dërgua me vonesë në spital ku mjekët diagnostikuan një dëmtim të shtyllës kurrizore që rezultoi si pasojë e dhunës që ka marrë foshnja.
Autori u përpoq të arratisej duke u larguar nga spitali dhe vetëm pas arrestimit të tij ai e pranoi krimin, i cili u konfirmua më vonë në gjykatë. Ai e ka pranuar krimin e rëndë, ku ndër të tjera ka thënë se nuk i duronte dot të qarat e foshnjes. Në dosjen e tij në gjykatë rezulton se ai ui kishte nisur një mesazh nënës së foshnjës ku shkruante se ishte “bashkëshorti dhe babai më i keq në botë”.
(kle.mu./dosla.al)