Rajoni

22 të vdekur dhe 627 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Ndërkohë që 543 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 26.453.
Featured image of article: 22 të vdekur dhe 627 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë Foto ilustruese

KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 22 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 627 të tjerë. Ndërkohë që 543 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 26.453.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 286 raste, Ferizaj 39 raste, Mitrovicë 33 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Pejë 28 raste, Drenas 26 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 22 raste, Lipjan 19 raste, Gjilan 18 raste, Shtime 12 raste, Viti 12 raste, Prizren 11 raste, Deçan 8 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Klinë 7 raste, Obiliq 7 raste, Istog 5 raste, Vushtrri 5 raste, Skenderaj 4 raste, Hani i Elezit 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Novobërdë dhe Shtërpcë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 41.299 raste pozitive, ndërsa  1,062 persona kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment