Politike

21 janari/ Pjerin Ndreu: Ngjarja do zbardhet, do dalin krime të tmerrshme

Kandidati i PS për Bashkinë e Lezhës është shprehur se 21 janari është është pasaporta morale e opozitës.
Featured image of article: 21 janari/ Pjerin Ndreu: Ngjarja do zbardhet, do dalin krime të tmerrshme Kandidati i PS-së, Pjerin Ndreu
Përditësuar:

TIRANË– Kandidati i PS për Bashkinë e Lezhës Pjerin Ndreu ka deklaruar se ngjarja e 21 janarit do të zbardhet dhe se do të nxjerrë në pah krimet e opozitës.

I ftuar në “Kjo javë” në “News 24”, Ndreu  u shpreh se më 21 janar janë vrarë 4 persona ndërsa në ditët e sotme opozita diskuton për një shkop gome.

Janë vrarë 4 vetë dhe janë plagosur dhjetëra e bëhet gjithë ky debat për një shkop gome. Këtu kanë ndodhur gjëra të tmerrshme. Këtyre njerëzve u duhet thënë se ju dhe stani juaj janë të kriminalizuar dhe me histori që do të zbardhen.

Ai 21 janari do të zbardhet dhe do të dëgjosh gjëra që do të habitesh. 21 janari është pasaporta morale e opozitës. Një opozitë që ka 21 janarin vjen këtu e përmend një shkop gome, ka në kurriz Gërdecin. Nuk është zbardhur sepse po presim SPAK, e cila ka tjetër nivel profesional dhe ka pavarësi nga politika”, tha Ndreu.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment