Bota

200 viktima, 6 mijë të plagosur dhe 300 mijë të pastrehë/ Presidenti libanez: Dëmet nga shpërthimi në Bejrut kapin vlerën 15 miliardë dollarë

Kostoja e dëmeve pas shpërthimit të Bejrutit kap shifrën e 15 miliardë dollarëve, ka ritheksuar presidenti libanez mbrëmjen e djeshme pas një telefonatë me Mbretin e Spanjës VI.
Featured image of article: 200 viktima, 6 mijë të plagosur dhe 300 mijë të pastrehë/ Presidenti libanez: Dëmet nga shpërthimi në Bejrut kapin vlerën 15 miliardë dollarë Presidenti libanez Michel Aoun

LIBAN– Shpërthimi tragjik i 4 gushtit la të vdekur 200 persona dhe ka plagosur mbi 6 mijë të tjerë. Gjithashtu nga vala e fortë e shpërthimit janë shkatërruartotalisht me mijëra shtëpi, ku sipas një raporti të mediave vendase është bërë me dije se të paktën 300 mijë persona kanë mbetur të pastrehë.

Sa i përket kësaj ngjarje Presidenti libanez Michel Aoun u shpreh se dëmet materiale nga shpërthimi masiv në Bejrut javën e kaluar mund të kushtojnë më shumë se 15 miliardë dollarë.

“Vlerësimet fillestare të humbjeve të pësuara nga Libani tejkalojnë shifrën 15 miliardë dollarë, përveç humbjeve të tjera materiale dhe dëmtimit të portit dhe nevojës për materiale ndërtimi për të rindërtuar lagjet e shkatërruara nga shpërthimi.”– ka deklaruar Aoun gjatë një bisede telefonike me mbretin spanjoll Felipe VI.

Ndër të tjera Felipe është shprehur se qeveria spanjolle ka dërguar ndihmë emergjente dhe do të vazhdojë të sigurojë ndihmë për të ndihmuar Libanin gjatë kësaj periudhe të vështirë ku pasojat e shpërthimit janë të mëdha.

“Populli spanjoll është në solidaritet me popullin libanez në këtë fatkeqësi me të cilën janë përballur.”– u shpreh Felipe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa gjatë pasdites së të mërkurës, gjatë një takimi me Komandantin e Ushtrisë dhe Drejtorin e Inteligjencës, theksoi rëndësinë e koordinimit midis ushtrisë dhe ekipeve që vijnë nga jashtë, dhe sigurimin e shpërndarjes së shpejtë dhe të rregullt të ndihmave për të prekurit dhe nevojtarët.

Katër gushti është dita në të cilën u shkatërrua kryeqyteti libanez për shkak të shpërthimit të fuqishëm. Ky incident ndodhi në një kohë kur Libani përballej me një krizë të rëndë financiare së bashku me pandeminë e koronavirusit. Tashmë vendi është nën “pushtimin” e demonstratave të dhunshme që kërkuan largimin e kësaj qeverie, por pas largimit të kryeministrit ata këmbëngulin edhe për dorëheqjen e Presidentit të vendit.

Burimi: Barrons

A.C/Dosja.al

Shto Koment