Sport

200 mln euro për dy gjermanë, a mund ta përballojë Bayern këtë pas koronavirusit?

Bëhet fjalë për dy talentet më të mëdhenj të futbollit gjerman
Featured image of article: 200 mln euro për dy gjermanë, a mund ta përballojë Bayern këtë pas koronavirusit? Trajneri i Bayern-it, Hansi Flick

Koronavirusi mund të prishë planet e Bayern Munich. Klubi bavarez ka vënë në shënjestër Kai Havertz, talentin e Bayer Leverkusenit, si dhe sulmuesin anësor të Manchester City, Leroy Sane.

Nuk do të jetë e lehtë për drejtuesit që të realizojnë dëshirën e tyre, duke parë se “Aspirinat” nuk kanë ndërmend t’u bëjnë asnjë dhuratë rivalëve të tyre dhe nuk do të pranojnë më pak se 100 milionë euro. Thuajse po kaq vlen edhe Sane, i cili nuk ka luajtur këtë sezon për shkak dëmtimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A mund ta përballojë Bayern një investim kaq kolosal për dy nga talentet më të mëdhenj të Gjermanisë? Janë rreth 200 mln euro investim dhe kriza prej koronavirusit ka kapur të gjitha klubet në botë.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment