SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
ITALI– Shkatërrohet banda italo-shqiptare! Një grup prej 29 personash, mes tyre 3 shqiptarë janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se operacioni është zhvilluar gjatë orëve të para të mëngjesit të kaluar, kur karabinierët mësynë në banesat e personave në fjalë dhe i vunë ata në pranga.
Për të gjithë u zbatuan urdhrat e lëshuara nga gjykata. Konkretisht shtatë prej tyre u lanë në burg, dhjetë në “arrest shtëpie”, tre në “ndalim qëndrimi” dhe pesë të tjerët u lanë në masën “detyrim paraqitje”. Ndërsa për katër të tjerët u vendos që të lihen të lirë.
Mediat italiane shkruajnë se prokurori Frosinone Antonio Guerriero është shprehur se ky grup kishte një rrezikshmëri të lartë dhe kishin vënë në alarm banorët e Frosinone dhe të komunave rreth.
“Gjatë hetimeve u zbulua rrezikshmëria e grupit, të cilët me veprimtarinë e tyre të lulëzuar kriminale, kanë gjeneruar një alarm të dukshëm shoqëror në qytetin e Frosinone dhe komunat fqinje,”- tha prokurori.
Hetimet për grupin kishin nisur që më 18 maj 2019, kur zbuluan vetëm një prej anëtarëve të grupit që shiste kokainë. Me përgjimin e tij është arritur identifikimi i të tjerëve.
Sipas hetuesve ata përdornin një gjuhë me kode për të mos u kuptuar nga policia, por këta të fundit kishin ‘nuhatur’ se bëhej fjalë për diçka të paligjshme. Kështu që u prenë urdhër arrestet dhe u bë prangosja. Gjatë operacionit u sekuestruan dhe 5 kg kokainë me vlerë 200 mijë euro.
Në burg u lanë: Ivano Lanzone, 41 vjeç nga Castrovillari, Artan Cela, 46-vjeç shqiptar, Gualjot Isaj 38-vjeç shqiptar, banues në Frosinone, Francesco Marcoçia, 36-vjeç nga Frosinone, Giovanni De Luca, 50 vjeç nga Frosinone, Loris Iannoni, 31 vjeç nga Supino dhe Mariannina Micera, 66 vjeç nga Frosinone.
“Arrest shtëpie” është dhënë për: Rachid Nadif, 41 vjeç maroken, banues në Frosinone, Davide Mulazzi, 29 vjeç nga Roma, Adriano Battista, 41 vjeç nga Fondi, Ivan Cupido, 21-vjeç nga Frosinone, Olsjion Koka, 35 vjeç shqiptar banues në Frosinone, Roberto Ciotoli, 28 vjeç nga Frosinone, Stefano Marini, 24 vjeç nga Frosinone, Mattia Nobili, 29 vjeç nga Torrice, Mariano Tiberia, 31-vjeç nga Frosinone dhe Gianluca Arduini, 40 vjeç nga Torrice.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SKRAPAR– Dy turistë kanadezë kanë humbur teksa udhëtonin në një nga rrugët e Skraparit. Makina e turistëve kishte ngecur në baltë dhe kanadezët nuk dinin ...
TIRANË– Tre makina janë përplasur kokë më kokë dhe një ra prej tyre ka përfunduar përmbysur. Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Kmzës, në dalje të Ti...
ELBASAN– Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në Elbasan. Mësohet se ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në lagjen e konvikteve në qytetin e ...
TIRANË– Dorian Matlija dhe Irena Dule, dy avokatët e disa prej banorëve të Kombinatit që prej kohësh përplasen me Bashkinë Tiranë për shembjen e pall...
DURRËS– Një person është vënë në pranga, një tjetër është shpallur në kërkim dhe pesë të tjerë janë proceduar penalisht pas aksionit të shembjeve të ndërti...
TIRANË– 2 mijë e 454 viktima, 124 raste aktive dhe 129 mijë e 910 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 që nga fillimi i pandemisë në vend. Në 24 o...
TIRANË– 22-vjeçari Endri Zaja, i cili ishte shpallur në kërkim është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, teksa bënte plazh. Mësohet se Zaja ndodh...
DURRËS– Endri Zaja, 22 vjeçari që përplasi me makinë një çift në Durrës katër ditë më parë, ndërsa po ecte me shpjetësi të lartë, është vënë ...
TIRANË– Data shënon 19 qershor dhe temperaturat janë 32 gradë celsius, por kjo është minimalja e tempraturave ‘të çmendura’ me të cilat do të keni t...
ELBASAN– Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur një prej personave që mbeti i plagosur në aksidentin e ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, është nxjerrë nga ...