LIVE UPDATES
Aktualitet

“200 lekë sufllaqja, i bie të bëhem vrasës me pagesë”, emigrantët e karantinuar në Gjirokastër në pikë të

17 Prill 2020, 13:37 Nga DOSJA
“200 lekë sufllaqja, i bie të bëhem vrasës me

SHQIPËRI– Emigrantët shqiptarë, që janë kthyer nëkohë karantinimi dhe sipas urdhërave të dhënë nga kryeministri Edi Rama janë futur në karantinë për 14 ditë, kërkojnë ndihmë nga qeveria. Ata deklarojnë se kanë pranuar që të strehohen në hotele me shpenzimet e tyre, sepse nuk kishin zgjedhje tjetër, por që tashmë nuk kanë para për të blerë as ushqim.

Në një lidhje telefonike në Report Tv, me gazetaren Aida Tancica, ata rrëfejnë se edhe pse në testet e bëra për Covid-19, kanë rezultuar negativë, duhet të vijojnë karantinimin por nuk kanë para.

Janë 22 shqiptarë që po qëndrojnë në hotel në Gjirokastër të karantinuar me detyrim që thonë se nuk po munden të përballojnë çmimet e ushqimit, pasi edhe sufllaqja ka shkuar 200 lekë.

Madje njëri deklaron se ka qenë në Itali për vizitë dhe më pas ka shkuar në Greqi. Pasi ka bërë 14 ditë karantinim në Greqi, ka ardhur në Shqipëri, ku duhet të bëjë të njëjtën gjë, por Pëllumb Kadiu, nuk ka më para.

Një të ardhur këtu, më morën me këta më thanë bëj 14 ditë. Unë jam vetë i 4 familjar dhe kam dy fëmijë tek shtëpia dhe gruan dhe unë marr 40 mijë lekë të vjetra asistencë. Ku t’i marr ato lekë, të paguaj hotelit, të ha të pi. Kështu i bie të dal të bëhem vrasës me pagesë a diçka tjetër. Ai i fast food thotë 2 mijë lekë një sufllaqe e një sanduiç,”– thotë Kadiu.

Lino Veizaj, i ardhur nga Greqia tha se nuk ka më asnjë lekë për të blerë ushqime.

S’kemi më as lek,ë asgjë. Edhe këtu që na bënin analizat na kanë dalë negativë, për çfarë na mbajnë këtu?”– shton ai.

Veizaj thekson më tej se qëndrojnë 1 ose 2 veta në një dhomë ku paguajnë 20 mijë lekë të vjetra nata, dhe se ushqimin e porosisin në Fast-Food përmes një numri që i kanë lënë autoritetet.

Unë e pranova sepse ishte me kundërshtim, se thonin o do shkosh atje (në hotel), ose nuk kalon kufirin. Tani ne nuk kemi asnjë të ardhur, ku t’i marrim këto lekë.  Hotelin e kemi bërë kontratë 20 mijë lekë, i bie afërsisht 300 mijë lekë, ku kemi leke në, ne për hall vemi në Greqi. Ndodhemi 22 veta. Jemi të gjithë ne, jemi mbledhur në korridor, s’kemi lekë të hamë, familja nuk ka lekë të na dërgojë, ku të shkojmë. Vetëm këtu të shkallojmë të hidhemi nga kati i dytë, ku të shkojmë. Pse mos të rrimë në shtëpi tonë. Këtu ka nga Shkodra, nga Laçi.  Të na çojnë në shtëpi, të rrimë në shtëpinë tonë, pse të rrimë rrugëve, tani ne lekët na mbaruar. Ne kemi edhe 8 ditë, shtyhet këtu 8 ditë pa ngrënë.  Është ushtria poshtë, nuk lejohemi të dalim. Në dhoma jemi nga një nga dy veta. Sëmundja do të vijë nga që s’kemi çfarë të hamë, edhe vdekja do na vijë ngaqë s’kemi çfarë të hamë. Ne nuk jemi të sëmurë, pse të vdesim për të ngrënë. Kosto ditore vete 10 mijë lekë, një kafe do ta pish, porositë i bëjnë nëpër një Fast-Foodi, na dhanë një numër. Ai i fast foodit na i sjell, i japim lekët. Nga sot e mbrapa nuk kemi më çfarë të marrë.  Ne kur firmosëm thanë do paguani fjetjen ushqimet i jep shteti tre vakti. Rron robi me një bukë për 5 ditë,”- përfundon Veizaj.

Por ushqimi nuk është problemi i vetëm. Për një nga të riatdhesuarit është bërë kusht që të paguajë katër shtretër, duke paguar jo 7 euro në ditë, por plot 28 euro, sikur të ishte vetë i katërti.  Madje emigranti deklaron më tej se ka paguar katër bileta për të ardhur, pasi i kanë thënë që ta shkruajmë emrin e tij katër herë.

 “Unë udhëtoj vetëm, dhomat teke, dyshe e treshe janë të gjitha të zëna, kështu që pranova të prenotoj një dhomë katërshe. Por, kur kalova tek faza e prenotimit të fluturimit online, sipas kërkesave të qeverisë, në sajtin e Air Albania-s më kërkojnë të blej 4 bileta, aq sa janë shtretërit e prenotuar. Telefonova në Air Albania dhe më konfirmuan se kjo është procedura dhe ata nuk mund të bëjnë asgjë: prenotova një dhomë katërshe, kështu që duhet të paguaj 4 bileta avioni. për të ardhur duhet të shkruaj emrin katër herë,”– tha emigranti në njëlidhje telefonike për Report TV, i cili preferon të mbetet anonim.

Një ditë më parë, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka sqaruar mënyrën sesi do të bëhet riatdhesimi i shqiptarëve që kanë ngelur nëpër vendet e ndryshme të botës. Balluku tha se qytetarët që do të kthehen nga jashtë do të paguajnë 7 euro në ditë për ushqimin, ndërsa fjetjen do e paguajë shteti. Ministrja sqaroi gjithashtu se bileta e avionit ka kosto të ndryshme në varësi të vendit.

Si do të bëhet aplikimi:

Fillimisht çdo emigrant që dëshiron të kthehet në atdhe duhet të rezervojë për 14 ditë hotelin në Shqipëri dhe pagesën e ushqimit do ta kryejë vetë. Pasi është bërë rezervimi i hotelit, qytetari do të marrë një kod personal dhe përmes këtij kodi do të hyjë sërish në faqen e “Air Albania” ku do të bëjë dhe aplikimin dhe për biletën e ardhjes. Personat që do të aplikojnë sot, do të vijnë të shtunën në atdhe.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres gjirokaster operacioni i riatdhesimit shqiptaret e bllokuar jashte durres gjirokaster operacioni i riatdhesimit shqiptaret e bllokuar jashte

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni