Politike

28-vjetori i PS, Braçe nuk harron ‘të vjetrit’: Padyshim uroj edhe Fatos Nanon, s’ja falim Berishës…

Zv.kryeministri Erion Braçe i ka uruar disa prej socialistëve më të vjetër 20 vjetorin e PS-së. Braçe nuk ka harruar as liderin historik Fatos Nanon.
Përditësuar:

DIVJAKË- Zv.kryeministri Erion Braçe nga takimi me qytetarët në Divjakë i ka uruar disa prej socialistëve më të vjetër, 20 vjetorin e PS-së.

Mes emrave të përmendur nuk ka munguar as emri i liderit historik të PS-së, Fatos Nanos.

Dua t’iu uroj pa diskutim ditën e lindjes të Partisë Socialiste Fatos Nanos, Gramoz Ruçit, Moikom Zeqos, Arta Dades, Servet Pëllumbit. 30 Qershori është një ditë me shenjë ku duhet të ndahemi nga ata njerëz që kanë djegur breza të tërë shqiptarësh në këtë vend. Nuk mund t’ia falim Berishës, Bashës, Kryemadhit dhe Metës edhe një brez tjetër të djegur, duam të shkojmë përpara.”-tha Braçe.

Sot socialistët festojnë 28-vjetorin e krijimit të partisë. Edi Rama festoi bashkë me zëvëndësin e tij Erion Braçen në Divjakë. Rama tha se vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve ishte i shëmtuar dhe anti-integrim, duke paralajmëruar reagimin e Kuvendit. Gjatë mbrëmjes ai do të niset drejt Tiranës për të marrë pjesë në koktejlin te selia e PS-së.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment