AktualitetRajoni

20-vjetori i Çlirimit, Palmer: Duhet marrëveshje Kosovë-Serbi, SHBA do të jetë krah jush

Zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit tha se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje për të mirën e qytetarëve të dy vendeve.
Featured image of article: 20-vjetori i Çlirimit, Palmer: Duhet marrëveshje Kosovë-Serbi, SHBA do të jetë krah jush Matthew Palmer, zv.ndihmes Sekretari Amerikan i Shtetit

KOSOVE- Në fjalimin e tij para të pranishmëve në 20-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, Matthew Palmer, zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit tha se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje për të mirën e qytetarëve të dy vendeve.

Pjesë nga fjala e Palmer:

Qytetarët e Kosovës kanë treguar se mund të jenë një partner i besueshëm për SHBA. Ruajtja e vlerave për Kosovën që sot është e rritur dhe e pjekur, në 20-vjetorin kanë ndryshuar tensionet në jetët tona. Sot, SHBA do të jenë përkah jush, por sot nuk merr më askush vendime për ju. Duhet lënë mënjanë retorika nacionaliste. Shpalosja e viktimave të luftës nuk ju ndihmon ju për të ndërtuar një shtet demokratik. Sot, Kosova duhet të punojë për një paqe demokratike. Duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, që do të sillte pranimin e dyanëshëm. Jeta e qytetarëve do të përmirësohej. Kosova dhe Serbia do të jenë gjithnjë fqinj. Të dy vendet duhet të zhbllokojnë të ardhmen dhe të drejtohen nga ardhmëria dhe përparimi. Nëse Kosova nuk ecën përpara, atëherë do të prishet cikli. Shfrytëzojeni mundësinë për një të ardhme më të mirë. Kjo është koha më e mirë.

Sot në Kosovë është zhvilluar ceremonia e 20 vjetorit të çlirimit nga forcat serbe. Në një ceremoni të zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë marrë pjesë liderët e Kosovës e Shqipërisë, por dhe figura të larta të SHBA. Të pranishëm kanë qenë ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton i cili dha urdhër në 1999 që të bombardohej Serbia. Sot përshëndeti qytetarët e Kosovës dhe ish-Sekretaria e Shtetit, Meledeine Albright, që tha se kishin marrë vendimin e duhur që i sollën lirinë Kosovës. Ndërkohë liderët që mbajtën fjalë falënderuar SHBA për ndihmën e madhe që u ka dhënë këto 20 vite.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment