Aktualitet

20 të infektuar në Korçë, spitali i qytetit kthehet në ‘vatër të nxehtë’, mjeku dhe kryeinfermierja dalin me Covid-19

Pas këtyre rasteve, ka nisur hetimi epidemiologjik dhe disa nga stafi mjekësor në Korçë, do të karantinohen. Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë, Korça shënon 145 të infektuar aktivë dhe dhe 12 viktima.
Featured image of article: 20 të infektuar në Korçë, spitali i qytetit kthehet në ‘vatër të nxehtë’, mjeku dhe kryeinfermierja dalin me Covid-19 Foto ilustruese

KORÇË– Një mjek dhe një kryeinfermiere që punojnë në spitalin e Korçës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se mjeku dhe kryeinfermierja janë mes 20 personave që Ministria raportoi se janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit në Korçë.

Pas këtyre rasteve, ka nisur hetimi epidemiologjik dhe disa nga stafi mjekësor në Korçë, do të karantinohen. Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë, Korça shënon 145 të infektuar aktivë dhe dhe 12 viktima.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë u konfirmuan 153 raste të reja me Covid-19 si dhe katër persona humbën jetën.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment