Aktualitet

20 qytetarë shqiptarë bllokohen në pikën kufitare të Kakavijës, nuk lejohen të futen në tokën shqiptare

20 qytetarë shqiptarë bllokohen në pikën kufitare të Kakavijës. Ata nuk lejohen të futen në tokën sh1qiptare.
Featured image of article: 20 qytetarë shqiptarë bllokohen në pikën kufitare të Kakavijës, nuk lejohen të futen në tokën shqiptare Pika kufitare e Kakavijës

Gjirokastër- 20 qytetarë shqiptarë janë bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës. Shqiptarët kanë kaluar pa problem në pikën greke, ndërsa janë bllokuar në atë shqiptare. Doganierët e pikës kufitare deklarojnë për “Abc news” se personat nuk mund të kalojnë, pasi kanë urdhër nga ministria e Shëndetësisë.

Pas përhapjes së COVID-19 në vendin tonë, qeveria shqiptare mbylli kufijtë. Por pak ditë më parë Ambasada shqiptare në Athinë njoftoi se kufiri tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë (në pikat Kakavi, Kapshticë, Qafë Botë) është i hapur për qytetarët e bllokuar në shtetit grek, që ka mbaruar afati 90-ditor i qëndrimit. Ambasada theksoi se kufiri është i hapur edhe për personat që kanë urgjenca shëndetësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientw të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment