Bota

“20 deri në 30 transplante veshkash në javë”, Të shesësh veshkën për të prekur Europën: U zgjova duke bërtitur

BBC ka biseduar me një ekspert, i cili arriti të vinte kontakt me përfaqësuesin e një prej bandave që operon në Egjipt. Ky i fundit tregoi se grupi kriminal organizon 20-30 transplante veshkash në javë.
Featured image of article: “20 deri në 30 transplante veshkash në javë”, Të shesësh veshkën për të prekur Europën: U zgjova duke bërtitur Hiba, një dëshmitare e një tmerri të vërtetë.

EGJIPT-Mes situatës së vështirë të krijuar nga pandemia e koronavirusit nuk ndalojnë as krimet dhe trafikimit të njerëzve. Së fundmi BBC ka realizuar një investigim të thellë të trafikut të organeve që ndodh në Egjipt duke hedhur dritë mbi raste të rënda.

E tillë është edhe rasti i Hibës. Ajo ka treguar se kishte pranuar të shiste veshkën, pasi trafikuesit i kishin ofruar para për dasmën. Pas operacionit, Hiba u bë dëshmitare e një tmerri të vërtetë.

“E gjej veten në dhomë pas operacionit. Po bërtisja. Plaga ishte shumë e madhe. Nuk e dija se do ta kisha në kurriz. U frikësova aq shumë. Po bërtisja: Kjo është gabim, më mashtruat.”– ka thënë ajo.

Trafikuesit e kanë shumë të thjeshtë që t’i rekrutojnë viktimat e tyre në Egjipt. Kjo pasi atje ndodhen rreth 5 milionë emigrantë dhe refugjatë, të cilët nuk kanë të drejtë të punojnë.

Kujtojmë se shitja e organeve është ndaluar në Egjipt që prej vitit 2010, por kryhen operacione të fshehta pa pajisjet e nevojshme mjekësore. Një mjek ka treguar se ky biznes është shumë i vështirë, njësoj si të bësh kumar me jetën.

“Është biznes shumë i rrezikshëm dhe po bëni kumar me jetën tuaj. Mund të vdisni shpejt, ose në vitet e ardhshme.”- është shprehur doktori Adnan Sharif.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej BBC ka biseduar me një ekspert, i cili arriti të vinte kontakt me përfaqësuesin e një prej bandave që operon në Egjipt. Ky i fundit tregoi se grupi kriminal organizon 20-30 transplante veshkash në javë.

“Janë të përfshira spitale publike dhe private.”- u shpreh ai  i cili shtoi se në 40% të rasteve viktimat nuk paguhen.

“Do të shkoja, por më thanë që nëse i denoncoj policia mund të më arrestojë edhe mua. Unë e bëra këtë gabim s’dua që ta bëjnë vajzat e tjera. Mos shisni organe për para.”- përfundoi ajo.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Shto Koment