Aktualitet

‘2 vrasje në 12 orë!’, Berisha flet me emra: Familja mafioze që do t’i marrë postin Lleshajt

Sali Berisha shkruan se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po i bën dorëzimin e postit të tij ministrit të familjes "Blendi", duke mos e shkruar mbiemrin e tij.
Featured image of article: ‘2 vrasje në 12 orë!’, Berisha flet me emra: Familja mafioze që do t’i marrë postin Lleshajt Sali Berisha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes së Tonin Gjonit në Rrëshën në prani të fëmijëve të tij.

Berisha shkruan se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po i bën dorëzimin e postit të tij ministrit të familjes “Blendi”, duke mos e shkruar mbiemrin e tij.

“Vrasjet mafiozë janë ligji i narkoshtetit! 2 vrasje në 12 orë! Në 12 orë, dy vrasje të stilit mafioz, njëra në Rrëshen tjetra në Fier, rendi në duart e mafies. Vrasësit u larguan në drejtim të kafeneve. Ministri i Brendshëm po i bën dorëzimin Ministrit të familjes Blendi ….,“-shkruan Berisha. 

Postimi i plotë:

 

Armando Gjini ose Tonin Gjini, është i njohur për autoritetet si ushtari i Met Kananit u vra ditën e sotme në qytetin e Rrëshenit në sy të dy fëmijëve të mitur dhe gruas, të cilët shpëtuar mrekullisht.

Disa muaj më parë atij tentuan t’i bënin një atentat me tritol, nga i cili shpëtoi mrekullisht. 48-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e bandës së Met Kananit, në kuadër të operacionit ‘Precizioni’. Shkak për vrasjen e sotme dyshohet se është bërë e shkuara e tij kriminale.

(k.m/dosja.al)

2 Komente në “‘2 vrasje në 12 orë!’, Berisha flet me emra: Familja mafioze që do t’i marrë postin Lleshajt

  1. sa mire i njeh kryekrimineli vartesit e vet kriminel.O sale ke pjerth fare nga trute,ai langua i Fierit ishte karaduc tropoje e ska lidhje me mirditen,LE qe duhet te jesh trap te merresh me ty

    • qifja edhe kure ti japin te sakta nuk i pranoni po edi goma llesh vesh gjatin muk i pranojn po lexo edhe fut trurin ne mendime ne cfare grade kemi arrit

Shto Koment