Aktualitet

2 vjet pas vrasjes, mbërrin në Gjykatë vrasja e studentes nga Rodosi. Shqiptari mohon akuzat, jashtë protestohet për 21-vjeçaren

  • Prindërit ‘shpërthejnë’ në gjyq ndaj shqiptarit e grekut: Vrasës, do iu marrim jetën!
  • Gjyqi ka filluar që prej orës 10:00 me orën lokale, ndërsa të pranishëm në seancë kanë qënë edhe prindërit e të ndjerës, Eleni Topaloudi. Avokati i të riut grek ka pranuar akuzën e fshehjes së krimit, ndërsa shqiptari Luca i mohoi të gjitha para gjykatës.
    Featured image of article: 2 vjet pas vrasjes, mbërrin në Gjykatë vrasja e studentes nga Rodosi. Shqiptari mohon akuzat, jashtë protestohet për 21-vjeçaren Shqiptari Aleksandër Luca, greku Manolis Koukouras dhe studentja e vrarë, Eleni Topaloudi

    GREQI– Ditën e sotme, Gjykata e Athinës po zhvillon seancën e parë për Aleksandër Lucan dhe Manolis Koukouras, të akuzuar për vrasjen e studentes 21-vjeçare më 27 nëntor të vitit 2018.

    Gjyqi ka filluar që prej orës 10:00 me orën lokale, ndërsa të pranishëm në seancë kanë qënë edhe prindërit e të ndjerës, Eleni Topaloudi. Të dy nuk janë përmbajtur dot duke shprehur gjithë brengën e tyre ndaj të rinjëve të pandehur. Pas kërcënimeve se do t’i vrisnin, të dy i kërkuan trupës gjykuese që të mos tregonin mëshirë për ta dhe t’u jepnin dënimin maksimal.

    Pas largimit të prindërve, seanca ka vijuar normalisht. Avokati i të riut grek ka pranuar akuzën e fshehjes së krimit, ndërsa shqiptari Luca i mohoi të gjitha para gjykatës.

    Gjyqi në Gjykatën e Qarkut të Përbashkët të Athinës po zhvillohet nën masa të rritura sigurie, kjo pasi jashtë Organizata për të drejtat e grave po organizon një protestë me pankarta.

    Por si ndodhi krimi që i mori jetën Elenit?

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lucës, por ky i fundit, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij. Kur hasën në rezistencën e studentes, të dy djemtë e përdhunuan. Pasi kryen aktin, vajza i kërcënoi se do t’i denonconte në Polici dhe për ta ndaluar ata e qëlluan me shufër hekuri në kokë duke i shkaktuar hemoragji cerebrale. Më pas ata e lidhën dhe e hodhën në det nga një shkëmb 10 metra i lartë. Nga goditjet, studentes greke i ishte këputur edhe veshi i majtë. Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det.

    Por jeta e shthurur e shqiptarit nuk nis vetëm me akuzat për 21-vjeçaren. Ai është akuzuar se ka përdhunuar tre vajza të tjera, njëra prej të cilave me aftësi të kufizuara. Pas akuzave të njëpasnjëshme, lajmi vajti edhe në burgun ku mbahej i mbyllur shqiptari, i cili u dhunua nga të burgosurit e tjerë deri sa humbi ndjenjat.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment