LIVE UPDATES
Aktualitet

2 vite ‘pushim’! Kompanisë së Bashkim Ulaj i hiqet e drejta për të marrë tendera publikë, APP e procedoi pas n

23 Gusht 2020, 05:57 Nga DOSJA

Agjencia e Prokurimit Publik ka përjashtuar nga pjesëmarrja në tenderë publik për 2 vite kompaninë 4 A-M SHPK e përfolur si përfituesja e tenderit të dyshimtë të lotit të 3 të rrugës së Porto Romanos. Kjo lëvizje surprizë vjen mes të një gare thuajse të fituar, ku operatorit 4 A-M shpk, i kualifikuar si i përshtatshëm për të marrë pjesë, APP vendos ti mbajë frenat, për të paktën 2 vite.

Procedimi administrativ i cili mban datën 4 gusht 2020, ka nisur pas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit të datës 27.07. 2019 ku vërtetohet se kjo kompani ka keqinformuar për qëllime kualifikimi në procedurën e tenderimit të zhvilluar nga AK, sa i takon vetëdeklarimit mbi mosangazhimin e inxhinierëve të kërkuar.

Shkresa më poshtë:

Gjithashtu po në bazë të kësaj shkrese ndaj kompanisë 4 A-M, APP ka nisur dhe procedimin administrativ pas marrjes së informacionit nga Inspektorati i Punës se ne periudhën 15.09. 2019 ndaj tij janë marrë masa administrative me gjobë ndërsa operatori merrte pjesë në 3 prokurime publike.

Por çudirat nuk mbarojnë këtu, burimet për Faxweb.al bëjnë me dije se Gjykata Administrative ka pezulluar brenda ditës vendimin e Agjencisë të Prokurimit Publik, një akt ‘rekord’ i pandodhur asnjëherë më parë.

Faxweb po investigon për këtë çështje dhe do të sjellë fakte të reja mbi abuzimin dhe nga organet gjyqësore, të cilat rrëzojnë në mënyrë flagrante procedimet e institucioneve shtetërore ndaj operatorëve ekonomik të kapur në shkelje të rënda. Historia e ‘suksesit’ të një kompanie e cila në 2 vite përfitoi miliarda lekë nga buxheti i shtetit

Kompania 4-A-M shpk, u regjistrua në QKB në vitin 2009, me administrator Ardit Metaliaj, ndërsa ecuria financiare deri me 2016-ën shënonte rritje të ulët.

Sipas të dhënave të marra nga Open Procurment Albania, rezulton se kompania pati një shpërthim të frikshëm duke shumëfishuar fitimet vetëm pas vitit 2016, kryesisht me tenderë publik. Sipas të dhënave të “Open Procurment Albania”, “4 A-M”, që prej vitit 2016, në 21 tendera ku ka garuar e vetme, ka fituar nga qeverisja vendore rreth 14 miliardë Lekë –pa TVSH.

Ndërsa në bashkëpunim me kompani të tjera – po nga qeverisja vendore, dy tendera në sektorin e shëndetësisë dhe një nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka përfituar më shumë se 11 miliard Lekë pa TVSH.

Ndërsa 4 A-M ishte pothuajse në çdo tender me vlera qindra milionë lekë, shumë konkurrentë filluan të s’kualifikoheshin edhe pse kishin ofertën më të ulët, një skemë e cila po përsëritet dhe në ndërtimin e lotit të 3 të Porto Romanos.

Në ‘xhunglën’ e tenderëve publikë shumica e subjekteve shprehen se pas kësaj kompanie fshihet biznesmeni Bashkim Ulaj, i cili synon marrjen e tenderëve multimilionëshe nëpërmjet subjekteve të krijuara nën emra të tjerë me të cilët është e pamundur lidhja e drejtpërdrejtë, duke shmangur kësisoj dhe ekspozimin me kompaninë zyrtare ‘Gener 2’.

Bashkim Ulaj, një tropojan i cili për ironi po masakron me HEC-e Parkun Kombëtar të Valbonës vendosi tu ikë prozhektorëve mediatikë pas skandalit me ndërtimin e disa kullave 17 katëshe pranë digës tek Liqeni Artificial në Tiranë dhe shpërthimit të skandalit të DH Albania në projektin e ndërtimit të Unazës së Madhe.

Por zhvendosja në hije e Gener 2, ka nxjerrë në dritë një tjetër kompani, shumë e suksesshme në përfitimin e tenderëve më fonde publike.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Faxweb.al rezulton se 4 A-M ka përfituar miliarda lekë nga arka e përbashkët, ndërsa shumë institucione si Kontrolli i lartë i Shtetit prej së paku 1 viti kanë përpiluar raporte me shkelje të ndryshme nga kjo kompani e cila me sa duket së bashku me Gener 2 ‘mbijetesën’ e kanë vetëm nga xhepi ynë.

Marrë nga Faxweb.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agjencia e prokurimit publik bashkim ulaj kompania 4 a-m shpk agjencia e prokurimit publik bashkim ulaj kompania 4 a-m shpk

Sondazh

Poll
Aktualitet 22 Gusht 2020, 18:53

BERAT- Pandemia e koronavirusit nuk i ka penguar qindra besimtarë bektashinj të bëhen pjesë e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit. Ata kanë zgjedhur që të “hedhin...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni