Aktualitet

Zbardhet përplasja me armë zjarri mbrëmë në Velipojë! Dy të arrestuar, Policia: Sherri nisi në lokal, tentuan të vrisnin disa të rinj

Zbardhet përplasja me armë zjarri mbrëmë në Velipojë! Dy persona janë arrestuar, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.
Featured image of article: Zbardhet përplasja me armë zjarri mbrëmë në Velipojë! Dy të arrestuar, Policia: Sherri nisi në lokal, tentuan të vrisnin disa të rinj Pamje nga vendngjarja

VELIPOJË– Policia e Shkodrës ka zbardhur përplasjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku disa të rinj tentuan që të vrasin me armë zjarri dy persona të tjerë.

Dje, rreth orës 22:20 kanë tentuar që të vrasin me armë zjarri për motive të dobëta dy të rinjtë, të identifikuar si: I. H., 31 vjeç dhe G. M., 36 vjeç, banues në Shkodër. Fillimisht të gjithë kanë qënë në një lokal së bashku dhe në debat e sipër kanë nxjerrë armët duke qëlluar mbi njëri tjetrin. Gjatë konfliktit, 31-vjeçari me iniciale I. H. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke dëmtuar mjetin e Fatjon Prelës, i cili po përpiqej që të largohej nga vendngjarja bashkë me Alfred Firkuqjen. Ndërsa i plagosur në këmbë ka mbetur G. M., i cili ka shkuar në spital që të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është larguar në banesë.

Pasi kanë qëlluar drejt të rinjve, agresorët u larguan me shpejtësi drejt një pylli për t’i shpëtuar forcave të Policisë që u ishin vënë pas, por u prangosën. Me vete të rinjve iu gjetën edhe disa doza me lëndë narkotike të llojit kanabis.

Në kërkim nga Policia është i riu me iniciale I. H., i cili bashkë me shokët e tij akuzohet për: “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentative dhe  “Armëmbajtja pa leje”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

Policia e Shkodrës zbardh ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Velipojë.

Vihen në pranga dy shtetas që tentuan të vrisni me armë zjarri dy shtetas të tjerë.

Shpallet në kërkim njëri prej shtetasve që u qëllua me armë, pasi iu kundërpërgjigj me armë autorëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Stacionit të Policisë Velipojë, menjëherë pas njoftimit të marrë mbrëmjen e djeshme se në afërsi të një lokali në Velipojë ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale, rrethimit dhe krehjes së zonës u bë e mundur kapja e dy shtetaseve dhe shoqërimi i tyre në ambientet e Policisë, së bashku me automjetin me të cilin ishin larguar nga vendngjarja.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. P. 28 vjeç, banues në Shkodër dhe A. F. 30 vjeç, banues ne fshatin Rec, Velipojë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një lokali në Velipojë, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit I. H., 31 vjeç dhe G. M., 36 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Këta shtetas, pas ngjarjes, janë larguar në pyll, por janë kapur nga forcat e Policisë së DVP Shkodër. Gjatë kontrollit u janë gjetur edhe disa doza me lëndë narkotike cannabis, të cilat u sekuestruan së bashku me mjetin në pronësi të shtetasit F. P.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë konfliktit, shtetasi I. H. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke dëmtuar mjetin e shtetasit F. P., me të cilin po largoheshin të dy autorët. Ndërsa shtetasi G. M. është lënduar lehtë në këmbë dhe pas marrjes së ndihmës së parë është larguar në banesë

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. H., për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment