LIVE UPDATES
Aktualitet

2 të arrestuar dhe 1 i shpallur në kërkim/ Operacion anti-drogë në Lezhë, kapen 21 kg kanabis, ishte ndarë në disa makin

29 Tetor 2020, 09:24 Nga DOSJA
2 të arrestuar dhe 1 i shpallur në kërkim/ Operacion

LEZHË- 2 persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia pasi janë kapur duke trafikuar lëndë narkotike. Blutë bëjnë me dije se në bazë të operacionit të koduar “Transportuesi”, janë sekuestruar 21 kg kanabis dhe dy automjetet me të cilat po udhëtonin shtetasit.  Mësohet se në pranga kanë rënë N. T., 32 vjeç dhe Z. M.,30 vjeç, të dy banues në Lezhë, ndëra në kërkim është shpallur shtetasi K. K., 25 vjeç, banues në Barbullojë. Mësohet se ata po tranportonin drogën nga Kurbini në drejtim të Shkodrës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lezhë

Goditet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni i koduar “Transportuesi”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe forcën e posaçme “Shqiponja”. Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.Sekuestrohen 21 kg e 56 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 2 automjetet me të cilat udhëtonin këta shtetas. Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe mbi bazën e informacionit të siguruar në rrugë operative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike nga Kurbini në drejtim të Shkodrës, me qëllim trafikimin nëpërmjet kufirit jeshil drejt Malit të Zi, shërbimet policore në DVP Lezhë organizuan dhe finalizuam operacionin policor të koduar “Transportuesi”. Në aksin rrugor Milot-Lezhë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mjetin e dyshuar që mund të transportonte lëndë narkotike dhe i kanë bërë shenjë të ndalonte, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të automjetit. Drejtuesi i automjetit ka braktisur mjetin në një servis të në fshatin Tresh, Lezhë dhe është larguar. Gjatë kontrollit të automjetit tip “Golf” me drejtues shtetasin K. K. shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 21 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Po gjatë operacionit, Policia ka bllokuar edhe një automjet tjetër. Nga hetimet paraprake rezultoi se shtetasit N. T., 32 vjeç dhe Z. M.,30 vjeç, banues në Lezhë, ishin bashkautorë me shtetasin K. K dhe i paraprinin rrugën për të njoftuar shtetasin K. K në rast se do konstatonin pika kontrolli të Policisë. Të dy këta shtetas në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim. Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. K., 25 vjeç, banues në Barbullojë, Lezhë dhe vijon puna për kapjen e tij. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K. K.,u gjetën dhe sekuestruan 56 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Materialet hetimore iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona ne lezhe arrestohen 2 persona ne lezhe

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni