Aktualitet

2 kg e 400 gram eksploziv! Zbardhen detaje për tritolin C4 që u vu në kollonat e vilës së Talo Çelës, autorët kishin në plan ta hidhnin ‘në tokë’

Sasia e eksplozivit ishte lidhur me një fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 204 cm dhe fatmirëisht fitili nuk është djegur plotësisht, pasi nëse do kishte shpërthyer e gjithë sasia e tritolit, dëmet do të ishin të rikuperueshme për banesën. Ajo që shpërtheu ishte një sasi e vogël, duke thyer xhamat dhe duke lënë dëmtime në fasadën e përparme të vilës.
Featured image of article: 2 kg e 400 gram eksploziv! Zbardhen detaje për tritolin C4 që u vu në kollonat e vilës së Talo Çelës, autorët kishin në plan ta hidhnin ‘në tokë’ Pamje nga vendi i ngjarjes dhe Talo Çela

ELBASAN– Autorët që vendosën tritolin në vilën e Talo Çelës, kishin në plan ta shkatërronin shtëpinë trekatëshe dhe ta hidhnin në tokë. Gazetari Elton Qyno shkruan se sipas burimeve të Policisë së Elbasanit, pasha e tritolit C4 që u gjet e pashpërthyer pranë vilës së të shumëkërkuarit Çela, ishte 2 kg e 400 gram.

Sasia e eksplozivit ishte lidhur me një fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 204 cm dhe fatmirëisht fitili nuk është djegur plotësisht, pasi nëse do kishte shpërthyer e gjithë sasia e tritolit, dëmet do të ishin të rikuperueshme për banesën. Ajo që shpërtheu ishte një sasi e vogël, duke thyer xhamat dhe duke lënë dëmtime në fasadën e përparme të vilës.

Ngjarja ndodhi më 5 nëntor dhe mendohet të ketë lidhje me tritolin e vendosur në banesën e kushëririt të Nuredin Dumanit, gjithashtu i shpallur në kërkim, Skënder Hoxha. Kjo, pasi një varg ngjarjesh, bënë që Dumani dhe Çela, të prishin bashkëpunimet e tyre, duke u kthyer në rivalë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithsesi, policia ende nuk ka shtënë në dorë pamjet filmike të kamerave të isntaluara në vilë. DRV-ja dhe gjithçka tjetër është në duart e vetë Çelës, që vëzhgon nga arratia.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment