Bota

2 italianët organizojnë pengmarrjen e tyre! Gjithçka shkon keq, shqiptarët i çojnë në dorë të xhihadistëve të vërtetë (EMRAT)

"Banda" i kishte premtuar Sandrinit se ai do të çohej në një vilë ku do të shijonte ‘gra, alkool dhe drogë’, por përfundoi në Adana të Turqisë, i shitur tek grupi terrorist "Hayat Tahrir al-Sham".
Featured image of article: 2 italianët organizojnë pengmarrjen e tyre! Gjithçka shkon keq, shqiptarët i çojnë në dorë të xhihadistëve të vërtetë (EMRAT) Alessandro Sandrini dhe Sergio Zanotti

ITALI- Dy biznesmenë italianë që kishin planifikuar pengmarrjen e tyre të rreme për të përfituar një pjesë të shpërblesës, kanë përfunduar të shitur te luftëtarë të vërtetë ekstremistë. 

Alessandro Sandrini, 32 vjeç dhe Sergio Zanotti, 60 vjeç, me sa duket komplotuan gjithë rrëmbimin e tyre me të paktën tre burra të tjerë, dy prej tyre shqiptarë të identifikuar si: Fredi Frrokaj dhe Olsi Mitraj. “Banda” i kishte premtuar Sandrinit se ai do të çohej në një vilë ku do të shijonte ‘gra, alkool dhe drogë’, por përfundoi në Adana të Turqisë, i shitur tek grupi terrorist “Hayat Tahrir al-Sham”.

E njëjta gjë i kishte ndodhur Zanotti disa muaj më parë, por ndryshe nga shoku i tij, ai u dërgua në Antioki, Turqi. Në të dy rastet, terroristët botuan fotografi shqetësuese të dy burrave. 

Sandrini ishte fotografuar në gjunjë në kominoshe portokalli, me dy ekstremistë të armatosur që e ruanin nga prapa. Militantët dërguan gjithashtu një imazh të Zanotti-t në gjunjë, i cili mbante një veshje të bardhë të gjatë, ndërsa nga prapa një burrë i mbante armën te koka. Zanotti ishte liruar tre vjet pas shpërndarjes së imazheve dhe tashmë po hetohet për rolin e tij në skemë. Santrini u lirua një muaj më herët në maj 2019, dhe u arrestua menjëherë pas kthimit në Itali për disa grabitje që dyshohet se ka kryer para pengmarrjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një deklaratë ku mohonte fajin Santrini thoshte: “Shkova në Turqi me pushime dhe humba rrugën drejt hotelit, duke ecur arrita në Adana. Ndjeva se më vunë diçka në fytyrë, me droguan dhe rashë në gjumë. Kur u zgjova isha në një dhomë me dy burra të armatosur e të maskuar”.

Pas lirimit të tij, nisën hetimet ndaj Santrini, i cili u akuzua për mashtrim dhe inskenimin e një krimi. Ish e dashura e tij ka dëshmuar duke thënë se i kishte ofruar €100,000 për të luajtur pjesën e saj në komplot. Ajo tha për mediat vendase: “Gjatë rrugës për në aeroport ai më thoshte vazhdimisht të qëndroja e qetë, sepse kur të ktheheshim do të kishim shumë para, që do të vinin nga ministria e jashtme, si shpërblesë për lirimin e tij”.

Marrë dhe përkthyer nga Metro

(k.m/dosja.al)

Shto Koment