Aktualitet

2.6 ton kanabis në Malin e Zi/ “Zbërthehen” 2 lushnjarët e arrestuar, bëhen bashkëpunëtorë me drejtësinë, zbulojnë fill e për pe gjithë emrat e tjerë të përfshirë. Policia i mban në vëzhgim nga larg…

Pa u druajtur, Përparim Shurdhi dhe Arlind Tabaku kanë folur me emra konkretë duke bërë që të gjithë të nisin dhe të mbahen nën vëzhgim nga ana e Policisë. Megjithatë emrat e tyre nuk janë bërë me dije për shkak të sekretit hetimor.
Featured image of article: 2.6 ton kanabis në Malin e Zi/ “Zbërthehen” 2 lushnjarët e arrestuar, bëhen bashkëpunëtorë me drejtësinë, zbulojnë fill e për pe gjithë emrat e tjerë të përfshirë. Policia i mban në vëzhgim nga larg… Përparim Shurdhi dhe Arlind Tabaku

TIRANË– Përparim Shurdhi dhe Arlind Tabaku, dy të arrestuarit e djeshëm për 2.6 ton kanabis brenda kamionit që u kap në Mal të Zi, kanë vendosur që të bashkëpunojnë me drejtësinë. Burime për Dosja.al nga grupi hetimor kanë bërë me dije se të dy gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit shqiptarë dhe malazezë kanë dreguar detaje të rëndësishme në lidhje me persona të tjerë, të cilët sipas tyre janë gjithashtutë përfshirë në transportin ndërkombëtar të drogës.

Pa u druajtur, ata kanë folur me emra konkretë duke bërë që të gjithë të nisin dhe të mbahen nën vëzhgim nga ana e Policisë. Megjithatë emrat e tyre nuk janë bërë me dije për shkak të sekretit hetimor. Ndër të tjerë në dëshminë e tyre, si Shurdhi ashtu edhe Tabaku kanë treguar se ku është marrë kanabisi dhe kanë përshkruar me detaje edhe rolin e tyre në ‘zinxhirin’ e trafikut.

Deri më tani dihet se ngarkimi i “mallit” ka ndodhur në magazinën e Shurdhit në qytetin e Lushnjes. Duke marrë parasysh gjithë rrëfimin e tyre, Policia dhe Prokuroria, bashkë me partnerët ndërkombëtarë po punojnë për të zbardhur rolet e personave të përfshirë.

Ndërkohë nga ana tjetër, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet edhe për doganierët në pikën e Hanit të Hotit, të cilët nuk e kishin kontrolluar kamionin duke e lënë të kalonte me gjithë ngarkesën me drogë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Droga u kap mbrëmjen e së martës, teksa ishte fshehur brenda një kamioni që ishte mbushur me fruta-perime. Kamioni kaloi ka asnjë problem në pikën kufitare të Kapshticës dhe më pas në Han të Hotit, por ishte pala malazeze ajo që kërkoi hapjen e tij duke gjetur edhe 2.6 ton kanabis. Në flagrancë u prangos shoferi 40-vjeçar i kamionit, Ervis Çalik.

Ndërkohë Dosja.al ka mësuar se Ervis Çalliku, gjithashtu ishte një nga aksionerët e kompanisë “Joel Trans”, me kamionët e të cilës është bërë edhe transporti i lëndës narkotike. Çalliku është bashkë-aksioner me Shkëlqim Kojkun, gjithashtu biznesmen që operon në Durrës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment