Rajoni

19 vjetori i masakrës së Mitrovicës/ Agim Bahtiri bën deklaratën e fortë: Nëse preket qyteti, do ketë luftë

Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kanë organizuar një tubim për të shënuar 19 vjetorin e masakrës,  ku humbën jetën 10 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.
Featured image of article: 19 vjetori i masakrës së Mitrovicës/ Agim Bahtiri bën deklaratën e fortë: Nëse preket qyteti, do ketë luftë Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri

Kryetari i  Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në tubimin përkujtimor në 19-vjetorin e masakrës së natës mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, ka  deklaruar se “nëse preket qyteti i Mitrovicës”, do të ketë luftë.

Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kanë organizuar një tubim për të shënuar 19 vjetorin e masakrës,  ku humbën jetën 10 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur, raporton Klan Kosova

Gjatë tubimit përkujtimor kanë marrë pjesë edhe të mbijetuarit e masakrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se kjo masakër ka qenë e organizuar drejtpërdrejtë nga shteti serb, duke shtuar se është fatkeqësi e madhe që këto krime ende vazhdojnë të mos trajtohen.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment