Rajoni

19 persona kanë humbur jetën dhe 541 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

Ndërsa 521 persona janë shëruar nga Covid duke e çuar numrin e të shëruarve në vend në 97.687.
Featured image of article: 19 persona kanë humbur jetën dhe 541 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut Foto Ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë bërë me dije se 19 persona kanë humbur jetën dhe 541 të tjerë janë infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa 521 persona janë shëruar nga Covid duke e çuar numrin e të shëruarve në vend në 97.687.

Rastet e reja janë: Shkup – 290, Prilep – 43, Tetovë – 22, Ohër – 21, Gostivar – 19, Kavadar, Manastir dhe Gjevgjeli nga 16, Veles – 15, Shtip dhe Strumicë nga 13, Resnjë – 12, Negotinë – 10, Kumanovë – 7, Bogdanci – 5, Koçan dhe Sveti Nikollë nga 4, Strugë, Probishtip dhe Demir Kapi nga 3, Vallandovë dhe Pehçevë nga 2, Kërçovë dhe Radovish nga 1.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 112.646 raste pozitive, ndërsa 3.319 persona kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment