Aktualitet

19 organizata letër ILD-së: Të hetohen 4 gjyqtarët e prokurorja Kombi. Lanë në burg një të dyshuar për vjedhjen e 1, 200 Lekëve, i cili vrau veten

Në letrën e firmosur nga 19 organizata kërkohet që të niset një hetim për gjyqtarë të apelit të Tiranës një të shkallës së parë si dhe një prokurore pasi gjykohet se kanë shkelur të drejtat e një të pandehuri, i cili, pavarësisht se akuzohej për vjedhjen e një portofoli me vlerë 1,200 lekë, u vendos në masë sigurie arrest me burg.
Featured image of article: 19 organizata letër ILD-së: Të hetohen 4 gjyqtarët e prokurorja Kombi. Lanë në burg një të dyshuar për vjedhjen e 1, 200 Lekëve, i cili vrau veten Artur Metani, Inspektor i Lartë i Drejtësisë

TIRANË- Disa organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i kanë nisur sot një letër, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë Artur Metanit, të cilit i kërkojnë që të hetojë gjyqtarët dhe prokurorët që lanë në burg shtetasin Bilal Hasani. Në letrën e firmosur nga 19 organizata kërkohet që të niset një hetim për gjyqtarë të apelit të Tiranës një të shkallës së parë si dhe një prokurore pasi gjykohet se kanë shkelur të drejtat e një të pandehuri, i cili, pavarësisht se akuzohej për vjedhjen e një portofoli me vlerë 1,200 lekë, u vendos në masë sigurie arrest me burg.

Ata vlerësojnë se masa e sigurisë “srrest në burg” për një të pandehur të akuzuar për vjedhje dhe që më pas vrau veten në qelitë e paraburgimit, është dhënë në shkelje të Kodit të Procedurës Penale dhe duke cënuar të drejtat themelore të të pandehurit, i cili ishte me aftësi të kufizuara. Organizatat kërkojnë të të hetohen gjyqtarët Maria Qirjazi, Elona Toro dhe Artur Kalaja të Gjykatës së Apelit, gjyqtarin Ardian Kalia të shkallës së parë dhe prokuroren Elina Kombi.

TRAGJEDIA E HASANIT

Shtetasi Bilal Hasani vari veten në njësinë e paraburgimit në Tiranë njohur si burgu 313 “Jordan Misja” në Tiranë më 21 shkurt 2020. Ai ishte 43 vjeç. Vendimi për masë sigurie për të u denoncua fillimisht nga emisioni Stop në TV Klan, ku familjarët argumentuan se Hasani nuk duhej të gjykohej me masë sigurie arrest me burg për shkak se vuante nga skizofrenia.

NJOFTIMI I ORGANIZATAVE

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në datën 21 Shkurt të këtij viti, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale 313 “Jordan Misja”, u gjet i vetëvrarë në qelinë e tij me një çarçaf, shtetasi i paraburgosur me origjinë nga Kukësi, Bilal Hasani, i moshës 43 vjeç. Ky shtetas, sipas medias rezulton të jetë akuzuar nga prokuroria për vjedhjen e një portofoli në vlerën 1,200 Lek.

Në vijim të kësaj ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik dhe tërhoqi vëmendjen e organizatave të shoqërisë civile të të drejtave të njeriut, u njohëm me denoncimin e familjarëve të të ndjerit Bilbil Hasani, në emisionin investigativ Stop, në Tv Klan. Familjarët pretendojnë se praktika e caktimit të masës së sigurimit personal nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dhe shqyrtimi i kërkesës ankimore kundër masës së sigurimit të depozituar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë janë shoqëruar me shkelje të garancive procedurale të nenit 5 (e drejta për liri dhe siguri) dhe nenit 6 (e drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Nisur nga të dhënat/indiciet e bëra publike në media, 19 organizata të shoqërisë civile, Ju drejtuan nëpërmjet një letre të hapur institucioneve  kompetente, si Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Letrën e plotë e lexoni duke klikuar KËTU

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment