Sport

19 minuta shtesë në një ndeshje futbolli, kjo përballje është për “Guinness”

Pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit Meshkov në Rostov Arena, kronometri shënonte 109 minuta e 13 sekonda, pra më shumë se 19 minuta shtesë
Featured image of article: 19 minuta shtesë në një ndeshje futbolli, kjo përballje është për “Guinness” Rostov-Krasnodar

RUSI-Takimi mes Rostov dhe Krasnodar, e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit rus, ka hyrë në historinë e futbollit për një fakt shumë të veçantë. Minutat shtesë në fund të ndeshjes kanë zgjatur më shumë se pushimi mes dy pjesëve. Përfshirë edhe minutat shtesë të pjesës së parë në këtë sfidë janë luajtur 111 minuta e 15 sekonda kohë efektive.

Pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit Meshkov në Rostov Arena, kronometri shënonte 109 minuta e 13 sekonda, pra më shumë se 19 minuta shtesë në përfundim të ndeshjes. Sa për kronikë takimi Rostov-Krasnodar u mbyll në barazim 1-1.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment