Sport

18 shtatori, dita kur Tirana do të mësojë kundërshtarët e mundshëm në “Play-Off”, Dinamo Brest dhe Crvena Zvezda mund të përballen sërish me bardheblutë

Padyshim që kampionët e Bjellorusisë, Dinamo Brest, janë rivali më i lehtë në letër për bardheblutë, ndërkorkohë që edhe një përplasje e dytë me Crvena Zvezdën sërish në shtëpi, do të ishte deri diku e pranueshme
Featured image of article: 18 shtatori, dita kur Tirana do të mësojë kundërshtarët e mundshëm në “Play-Off”, Dinamo Brest dhe Crvena Zvezda mund të përballen sërish me bardheblutë Tirana-Crvena Zvezda
Përditësuar:

TIRANË– Në datën 18 shtator, Tirana do të mësojë rivalin që do të përballet në takimin “Play-Off” të Europa League. Bardheblutë janë vetëm një hap larg fazës së grupeve. Pas përfundimit të turit të dytë eleminator të Champions League, bardheblutë kanë mësuar edhe 5 prej 8 kundërshtarëve. Dinamo Zagreb, Young-Boys,Qarabag, Crvena Zvezda dhe Dinamo Brest, janë 5 skuadrat që nuk mundën të vazhdonin dot aventurën në Champions, teksa pas eliminimit kaluan në “Play-Off”-in e Ligës së Europës.

Padyshim që kampionët e Bjellorusisë, Dinamo Brest, janë rivali më i lehtë në letër për bardheblutë, ndërkorkohë që edhe një përplasje e dytë me Crvena Zvezdën sërish në shtëpi, do të ishte deri diku e pranueshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mes kandidatëve më të mundshme për të qenë në vazon e rivalëve të Tiranës janë Celtic, Astana e Ludogorets që kanë koeficientet më të larta. Kujtojmë që bardheblutë mund të përballen vetëm me skuadra kampione.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment