AktualitetSociale

Vijon të rritet kurba e COVID-19/ 18 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Bino: Rrespektoni masat

VIDEO
18 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Deri më tani janë infektuar 916 personadhe janë shëruar 705 prej tyre. Aktivë me COVID-19 janë 180 qytetetarë, nga të cilët 19 janë të shtruar në spital. Harta është zgjeruar me 7 raste nënë Durrës, 5 raste të reja në Berat, 4 raste në Tiranë  dhe 2 raste në Krujë.
Featured image of article: Vijon të rritet kurba e COVID-19/ 18 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Bino: Rrespektoni masat Silva Bino

Tiranë– Silva Bino nga Instiuti i Shëndetit Publik ka bërë me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 18 persona, duke shkuar kështu në 916 numri i të infektuarve. Sipas saj, harta është zgjeruar me 7 raste në një fasoneri në Durrës, 5 raste të reja në Berat, 4 raste në Tiranë  dhe 2 raste në Krujë.  Bino bëri me dije më tej se në spitalet COVID janë aktualisht 19 persona të shtruar, 4 prej te cilëve janë në terapi intesive.  Ndërsa në total janë 180 pacientë aktivë me COVID.  Ndërkohë numri i personave të shëruar ka shkuar në 705. Ajo bëri thirrje që qytetarët të zbatojnë masat për COVID-19 dhe të mos i neglizhojnë ato në asnjë moment.

Njoftimi i ministrisë:

COVID19/ 18 raste të reja në 24 orët e fundit.  Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar sërish 18 raste të reja me COVID19. “Në Durrës janë identifikuar 7 raste në një fasoneri, kontakte të një rasti pozitiv. Janë 5 raste të reja në Berat, 4 raste në Tiranë dhe 2 në Krujë, të gjitha kontakte”, deklaroi Silva Bino, përgjegjëse e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për situatën COVID19 në vend.

Përditësimi i situatës së COVID19:
Në 24 orët të fundit janë testuar 219 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontake të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.
Në Durrës janë identifikuar 7 raste në një fasoneri, kontakte të një rasti pozitiv. Në Berat janë edhe 5 raste të reja; në Tiranë 4 raste dhe në Krujë 2 raste. Këto të dhëna na tregojnë se ka shumë rëndësi të zbatohen rregullat nga të gjithë qytetarët, të mos e ulim vigjilencën. Kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë. Vetë bizneset duhet të respektojnë protokollet e përcaktuara për të ruajtur qytetarët dhe punonjësit. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme me 19 qytetarë të shtruar, prej të cilëve 4 janë në terapi intensive.
Ju informojme se deri tani janë kryer rreth 12 mijë testime dhe kanë kaluar 900 raste pozitive nga fillimi i epidemisë, ndërsa aktualisht janë 180 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz, Durrës dhe Berat.
Prandaj është vendi për një apel për të gjithë qytetarët: të respektojmë masat, të mos dalim nga shtëpia pa arsye të domosdoshme, të mos neglizhojmë shenjat e sëmundjes dhe duhet telefonuar 127 nëse keni shenja të Covid-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

COVID-19 – Statistika (15 Maj 2020)
Testime totale 11988
Testime molekulare 11458
Testime serologjike 530
Raste pozitive 916
Raste të shëruara 705
Raste Aktive 180
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:


Tiranë 77
Krujë 46
Shkodër 16
Kamëz 12
Berat 10
Durrës 9
Fier 5
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1

J.V/Dosja.al

Shto Koment