LIVE UPDATES
Aktualitet

18 dhjetori- Berisha i përgatit shkarkimin, Basha jep udhëzimet e fundit(ZHVILLIMET)

17 Dhjetor 2021, 10:45 Nga DOSJA
18 dhjetori- Berisha i përgatit shkarkimin, Basha jep udhëzimet e

TIRANË– Na ndajnë vetëm pak orë nga data 18 dhjetor, ditë kur Partia Demokratike do të përfshihet sërish në një përplasje dy palëshe dhe reagimet nuk mungojnë. Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e PD-së, ku janë marrë një sërë vendimet në lidhje me Kuvendin që pritet të nisë ditën e nesërme. Fillimisht janë emëruar 12 krerët e rinj të degëve të PD-së, për shkak se ata që ishin u shkarkuan pasi morën pjesë në Kuvendin e 1 javë më parë të mbajtur nga Berisha. Gjatë mbledhjes së sotme gjithashtu është ngritur edhe Komisioni i Përhershëm Statutor, i cili përbahet nga Enklejd Alibeaj, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Jonila Godole, Taulant Zeneli si dhe Jorida Tabaku. Një tjetër pikë që është diskutuar është propozimi i Alibeajt, që në strukturat qendrore të PD-së mos ketë individë të shpallur ‘non grata’, e cila do të kthehet në rezolutë për demokratët duke shënjestruar kështu liderin historik, Sali Berisha. Gjithashtu është krijuar edhe një strukturë e re në PD, e cila quhet “Aleanca Qytetare për Demokraci”. 

Po nesër ish-kryeministri dhe njëkohësisht lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të thërrasë anëtarët e saj të votojnë në një referendum më 18 dhjetor për shkarkimin e Bashës, një javë pasi vulosi me 4 mijë e 446 vota këtë vendin në Kuvendin e 11 dhjetorit që mbajti në “Air Albania”. Tashmë përgatitjet kanë nisur dhe qendrat e votimit janë përcaktuar qartë. Dega Krujë, e cila ka rreth 700 anëtarë, do të votojnë në dy qendra votimi, një në Thumanë dhe një në Krujë. Drejtuesit kanë treguar se në votim pritet të marrin pjesë rreth 50 % e anëtarëve. Në Gjirokastër janë gjithsej 1100 anëtarë të PD me të drejtë vote.

Në këtë zonë janë ngritur 4 qendra votimi për të votuar për shkarkimin e Bashës, por ende nuk ka mbërritur baza materiale për referendumin. Në Fushë-Krujë, votimi pritet të zhvillohet në një pikë të vetme, te qendra shëndetësore, ku është dhe zyra e partisë. Në bashkinë e Korçës ka një qendër votimi. Në Korçë janë 3500 anëtarë, në Pustec 3600. ndërsa në Pogradec janë 900 anëtarë. Edhe në Pogradec do të jetë po një qendër votimi. Dyert e degës së PD-së në Elbasan vijojnë të qëndrojnë të kyçura, pavarësisht se deputeti Ervin Salianji e ka mohuar një gjë të tillë. Sipas Salianjit 80% do të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Partia Demokratike tashmë po përballet edhe në Gjykatë. Basha ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës për regjistrim statutin e ndryshuar në Kuvendin e Partisë Demokratike në 17 korrik, e ndërsa Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike ka depozituar ndryshimet e vendosura më 11 dhjetor në Kuvendin e mbajtur nga Berisha.

Ç’parashikon statuti i 11 dhjetorit:

*Zhbërjen e vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.

*Pas Kuvendit për 4 muajt në vijim do të ketë një Komision të Përkohshëm të Rithemelimit që merr drejtimin e ekzekutiv të PD-së deri në konstituimin përfundimtar të organeve drejtuese (deri më 22 mars 2022)

*Procesi i zgjedhjeve nis me krijimin e organeve të reja dhe paraprihet nga një proces anëtarësimesh të reja dhe verifikimin e anëtarësisë ekzistuese.

*Futja e referendumit

*Forcimi i organeve kolegjiale

*Nëse humbet zgjedhjet, pavarësisht arsyes, kryetari largohet.

Një ditë më parë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka depozituar në Gjykatën e Tiranës ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e mbledhur nga PD më 17 korrik. Mësohet se çështja është regjistruar dy ditë më parë dhe është shortuar pranë kësaj gjykate. Dosja është në duart e gjyqtares Blerina Muça.

Ç’u vendos më 17 korrik?

Lulzim Basha propozoi 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Kryedemokrati krijoi Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale, zgjeroi Kryesinë, Sekretariatet dhe shtoi strukturën e përhershme  të Këshillit Koordinues të Qarkut.

Por si ka përfunduar çështja deri në këtë pikë?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Gjithashtu u ngrit edhe një grup Komisioni i Përkohshëm me 29 anëtarët për të nisur të gjitha procedurat e nevojshme.

Pikërisht ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2020 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. Por Basha nuk e njeh vendimin, pasi përjashtoi nga Këshilli Kombëtar i PD-së, të gjithë mbështetësit e Berishës, duke i zëvendësuar të gjithë anëtarët e Kryesisë. Por kundërpërgjigja e vendimit të Bashës, erdhi me hyrjen në PD të Berishës dhe mbështetësve të tij. Lufta mes palëve ka nisur, por nuk dihet përfundimi…

 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Kukësi përgatitet për referendumin, koordinatori demokrat: Ngjan si ‘Koncert në ’36’

FT/ Referendumi për shkarkimin Bashës, publikohet lista e vendeve ku do votohet

Dje u mbyll me dryn, sot ka marrëveshje! Dega e PD-së në Elbasan gati për referendum

Berisha fton demokratët të votojnë në Referendum: Merrni pjesë në votim

FOTO/ Kuvendi i 18 dhjetorit, përgatitjet e fundit në pallatin e Kongreseve

Spaho nxjerr SMS: Na gjen njerëz për Bashën? S’ka rëndësi a janë të PD

Nesër referendumi kundër Bashës! Berisha ‘provokon’, voton pranë ambasadës amerikane

Berisha: Dega e Njësisë Nr. 8 gati për referendumin historik të anëtarësisë së PD

Referendumi/ PD e Gjirokastrës dhe Lazaratit bëhen gati: Ditë e madhe nesër

Referendumi për shkarkimin e Bashës! Thirrja e Shehajt: Votoni në njësinë 7 dhe 5

Zhvillimet në PD/ Ç’do ndodhë nesër? Masat e marra nga policia e shtetit

Kuvendi i PD-së/ Rendi i ditës: Interesat personale nuk duhet të dëmtojnë partinë

Një ditë para Kuvendit Kombëtar të PD! Zbardhet SMS-ja e Bashës për delegatët

PD Gjirokastër thërret anëtarësinë, 1100 anëtarë votojnë sot për shkarkimin e Bashës

Salianji Në dyert e PD nuk ka kyç, 80% e delegatëve do të jenë në Kuvendin e Bashës

VD/Kuvendi Kombëtar i PD, Basha: Nesër zgjedhim të ardhmen 

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore kuvendi kombetar 18 dhjetor lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha kuvendi kombetar 18 dhjetor lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll

Dosja Sot Date 24 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Meta: Shkojnë për kontroll dhe kapin vibratorët e shokëve

Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Berisha per institucionet: Ska Klgj por KlgjS

Berisha: 'Alibasha dhe Brava' jane dy pengje te cilat nuk mund te kete asnje lloj negociate"

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha : S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

Berisha; E dëgjuat Celibashin që tha në perceptimin tim është Berisha por Rama më thotë Ali-Basha.

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: opozitaret bashke per ndryshim

Barrierat e shkatërruara nga përplasja, makina 'fluturoi' nga mbikalimi, ra mbi një tjetër mjet

Celibashi: Të drejtën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje e ka Lulzim Basha

Celibashi kthen mbrapsht kërkesën e autorizuar nga Basha, kreu i KQZ: Keni 48 orë kohë

Meta ZBARDH takimin me Yuri Kim: SHBA do një opozitë shumë të fuqishme

Vendimi i KQZ për PD, Meta: Çmenduritë e regjimit të Ramës i di çdo shqiptar

"PD kërkon shfuqizim të Bordit të Karburanteve"/ Sula dhe Çupi: Çmimi jashtë normave

Vendimi i gjykates per vulen e PD, Rama: Politikë e gërr-gërr-it

Ish-shefi i Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku paraqitet në SPAK