Aktualitet

17-vjeçari nga Lezha ndërmerr nismën e veçantë, dhuron 500 maska për kalimtarët, të moshuarit i ndihmon ta vendosin

VIDEO
Qëllimi i 17-vjeçarit i cili është pjesë e grupit rinor në Lezhë, ishte për të ndërgjegjësuar dhe ndihmuar sadopak në frenimin e përhapjes së koronavirusit. Sipas gazetarit Elvis Hila, që ka bërë edhe videon, Gjoka ka ndhmuar shumë të moshuar në rrugë, të cilët nuk dinin dhe nuk e vendosnin dot maskën.
Featured image of article: 17-vjeçari nga Lezha ndërmerr nismën e veçantë, dhuron 500 maska për kalimtarët, të moshuarit i ndihmon ta vendosin Aldo Gjoka

LEZHË– Një 17-vjeçar nga qyteti i Lezhës ka shpërndarë 500 maska falas për të gjithë banorët e qytetit të tij. Ai është Aldi Gjoka dhe me shpenzimet e tij, ka arritur të sigurojë 500 maska, e më pas ka dalë duke ua shpërndarë e vendosur kalimtarëve në rrugë.

Qëllimi i 17-vjeçarit i cili është pjesë e grupit rinor në Lezhë, ishte për të ndërgjegjësuar dhe ndihmuar sadopak në frenimin e përhapjes së koronavirusit. Sipas gazetarit Elvis Hila, që ka bërë edhe videon, Gjoka ka ndhmuar shumë të moshuar në rrugë, të cilët nuk dinin dhe nuk e vendosnin dot maskën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Veprimi i tij është pritur mjaft mirë në Lezhë.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të prekur me Covid-19 ka shkuar në 400, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Numri i të shëruarve ka shkuar në 165. Harta e të prekurve është zgjeruar me 6 raste në Tiranë dhe 3 në Elbasan, por krahasuar me ditët e tjera, numri i të prekurve po bie. Prej tre ditësh, nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19 në Shqipëri. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment