Politike

17 të vdekur në 24 orë, Braçe i revoltuar me qytetarët: I vramë për një kafe te klubi i lagjes, po ua mbyllim jetën pa e merituar

Brace bën thirrje për mosdaljen nga shtëpia, për shmangien e vizitave tek të afërmit dhe për respektimin e masave në mënyrë të rregullt.
Featured image of article: 17 të vdekur në 24 orë, Braçe i revoltuar me qytetarët: I vramë për një kafe te klubi i lagjes, po ua mbyllim jetën pa e merituar Erion Braçe, zv/kryeministër

TIRANË– Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka drejtuar gishtin kundrejt të gjithë qytetarëve pas rritjes së numrit të viktimave nga Covid-19. Përmes një statusi në rrjetet scoiale, Braçe shkruan se ato kanë vdekur, për një kafe që është pirë në lokalin poshtë pallatit nga qytetarët e tjerë që janë treguar të papërgjegjshëm.

Brace bën thirrje për mosdaljen nga shtëpia, për shmangien e vizitave tek të afërmit dhe për respektimin e masave në mënyrë të rregullt.

“ME RENDE E ME VESHTIRE SE SOT, NUK KA QENE ASNJEHERE NE 9 MUAJ! A DO REAGOJME APO DO I LESHOHEMI SEMUNDJES? Gjithcka e kishim dhe e kemi ende NE ne dore; E di qe eshte e veshtire keshtu, por DUHEN KUFIZUAR PATJETER TAKIMET JASHTE SHTEPIE! Vec punes me masat e njohura te sigurise-Maske, Distance, Higjene, cdo gje tjeter duhet kufizuar; Kemi refuzuar mbylljen, cfare skemi thene kunder saj, po i rezistojme nje mbylljeje te re tani, ama vete, secili prej nesh, duhet te bej te tijen: TE MBROJ VETEN DUKE KUFIZUAR TAKIMET, PREZENCEN NE KAFE, KLUBE, RESTORANTE, QENDRA TREGETARE, PAZARE ETJ; Keshtu mbron edhe familjen, prinderit, femijet, te afermit! Shihini numrat; Mosha me e prekur tani eshte 65-74 vjec! Prej nesh qe duhet te kujdesemi per ta, prej nesh qe hyme e rrime me ore kudo e percjellim infeksionin ne shtepi, tek ta! PO UA MBYLLIM JETEN PA E MERITUAR ASPAK KETE QE PO U BEJME ME HARRESEN NDAJ TYRE, ME PAPERGJEGJSHMERINE TONE QE GODET ME TE PAMBROJTURIT! A e mban dot kete barre kaq te rende per gjithe jeten?; E kishim ne dore ti shpetonim por i vrame per nje kafemuhabet tek klubi i lagjes!”- shkruan Braçe.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment