Showbiz

17 aktoret më të urryera nga publiku në botë, ja cilat janë ato !

A është dhe aktorja juaj e preferuar pjesë e kësaj liste ?
Featured image of article: 17 aktoret më të urryera nga publiku në botë, ja cilat janë ato !

HOLLIVUD – Aktoret më të famshme në botë, pritet që të jenë dhe më të dashurat nga publiku.

Por ky nuk është rasti i këtyre 17 aktoreve Hollivudiane, të cilat me personalitetin dhe karakterin e tyre kanë arritur të tërheqin një valë urrejtjeje drejt tyre nga publiku i gjerë botëror.

A është dhe aktorja juaj e preferuar pjesë e kësaj liste ?

Le t’a shohim së bashku.

Stacey Dash

17 – Stacey Dash

Aktorja përveç pjesëmarrjes ne filma të njohur Hollivudi, gjithashtu njihet edhe per opinionet e saj të theksuara rraciste. Kjo ka bërë që ajo të jetë pjesë e listës me femrat më të urryera të Hollivudit.

Gwyneth Paltrow

16- Gwyneth Paltrow

Edhe pse fituese e çmimit Oskar, personaliteti elitist dhe snob i aktores, bën që ajo të ketë nga pas një tufë me njerëz që nuk e pëlqejnë atë, përkundrazi, e urrejnë.

Anna Gunn

15 – Anna Gunn

Ndryshe nga personazhet e tjerë të listës, personazhi i Annës urrehet jo sepse ka diçka që s’shkon me personalitetin e saj, por për shkak të rolit negativ që ajo ka luajtur në filmin ‘ Breaking bad ‘ . Njerëzit mendojnë se roli i saj në film është i njëjtë me karakterin real të sajin, ndaj aktorja merr me qindra mesazhe urryese në ditë.

Jane Fonda

14- Jane Fonda

Aktorja e cila e ka nisur karrierën e saj që në vitet 60′ renditet si e 14 në listën e aktoreve më të urryera, pasi në vitet 1972 aktorja pozoi në disa foto të cilat kishin një mesazh anti luftë brenda, por për arsye ende të paqarta publiku i keqkuptoi, dhe mori mesazhin se aktorja kishte një mllef brenda saj me veteranët e luftës në Amerikë. Kjo bëri që jeta e aktores të ishte në rrezik, pasi me qindra mesazhe kërcënuese i vinin  në ditë nga njerëz të ndryshëm.

Hedy Lamarr

13- Hedy Lamarr

E njohur ndryshe dhe si aktorja që zemëroi Papën. Hedy ishte aktorja kryesore e filmit klasik ‘ Ecstasy’ ku ajo gjatë rolit të saj,  improvizoi përjetimin e një orgazme.  Duke qënë ende tabu në atë kohë, pak pas publikimit të filmit, Papa në Vatikan, mbajti një fjalim ku dënoi ashpër aktoren për veprimin e saj. Kjo bëri që një turmë e çmendur njerëzish te ktheheshin në drejtim të saj, për ta vënë atë poshtë.

Teri Hatcher

12- Teri Hatcher

Aktorja e famshme e serialit ‘ Desperate houseëifes’ renditet si e 12-ta në listën e aktoreve më të urryera në botë. Ky status vjen pasi ajo hodhi në gjyq producentët e serialit, të cilët harruan ti shkruanin emrin në letrat e lamtumirës që bënë gjatë mbylljes së serialit. Kasti i aktorëve të tjerë gjithashtu thanë se ajo kishte një karakter aspak pozitiv, e disa madje e cilësuan atë si njeriu më i lig që kishin njohur ndonjëherë.

Anne Hathaway

11- Anne Hathaway

A jeni dhe ju aq të çuditur sa unë ? Ende nuk dihet arsyeja e saktë se pse Hathaway është kaq shumë  e urryer nga njerëzit, por ajo cilësohet si një nga aktoret më antipatike, dhe komentet për të janë më tepër negative sesa pozitive. Opinioni publik e cilëson atë si të llastuar, të trashë dhe mendojnë që ajo nuk e meriton famën që ka.

Kristen Stewart

10- Kristen Stewart

Aktorja e filmit ‘Twilight ‘ është cilësuar si aktorja më pak karizmatike e të tërë kohërave. Paçka se filmat e saj kanë qënë gjithmonë të suksesshëm, njerzit e kanë përshkruar rolin e saj dhe mimikat e saj si të ftohta, dhe thonë se ajo nuk transmeton asnjë emocion.

Julia Roberts

9- Julia Roberts

Julia mbahet si një nga aktoret më të famshme Hollivudiane, por kjo nuk i ndalon dot gojat e liga, të cilat mesa duket janë shumë, që thonë se aktorja është e mbivlerësuar për statusin që ka, dhe se ka 1000 aktore të tjera më të afta se ajo, por thjesht nuk janë të njohura.

Angelina Jolie

8- Angelina Jolie

Njësoj si Julia Roberts, edhe për Angelina Jolien kritikat botërore të publikut janë të njëjta. Ato mendojnë se Angelin është e mbivelrësuar. Prishja e martesës së Brad Pitt dhe Jennifer Aniston, nga Angelina Jolie solli një valë urrejtjeje drejt saj, e cila mesa duket nuk është larguar ende sot e kësaj dite. Gjithashtu gjestet rebele të Angelinës me kalimin e viteve,  nuk e ndihmojnë aspak reputacionin e saj.

Sean Young

7- Sean Young

Aktorja Hollivudiane, njihet për sjelljen e saj të çmendur dhe aspak normale. Ajo është paditur nga shumë aktorë të tjerë, për kërcënimet e ndryshme dhe kanosjet që u ka bërë. Një herë ajo lapërpara shtëpisë së një aktori , një kukull me kokë të shyqer dhe të lyer me gjak, si paralajmërim ndaj tij.

Jennifer Lopez

6- Jennifer Lopez

Aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez është gjithashtu pjesë e kësaj liste. Kjo vjen si pasojë e mendimit se sjellja e saj e thjeshtë , është thjesht një akt maskimi por në të vërtetë aktorja i ka harruar rrënjët e saj dhe çdo gjë që i intereson tashmë, është leku.

Raven Simone

5- Raven Simone

Aktorja e filmit për fëmijë ‘ Chetah girls ‘ si dhe e shumë filmave të tjerë, desh u pushua nga kompania filmike ku ndodhej, për shkak se mbështëti dhunën që një oficer policie ushtroi ndaj një femre e cila refuzonte të dorëzonte telefonin e saj. Ky lajm u bë viral, dhe njerëz nga e tërë bota e ndëshkuan rëndë veprimin e saj, duke e futur atë në listën e personazheve më të urryera në botë.

Megan Fox

4- Megan Fox

Seks simboli i Hollivudit, Megan Fox mendohet se nuk është mjaftueshëm e mirë si një aktore. Aftësitë e saj janë gjykuar shpesh, dhe kritikët e filmave mendojnë se ajo ka përdorur pamjen e saj për të përfituar statusin ku ndodhet.

Amanda Bynes

3-  Amanda Bynes

Problemet mendore që aktorja ka hasur vitet e fundit, kanë bërë që ajo të lë një shijë të hidhur në mediat botërore. Veprimet e saj jo etike dhe të çuditshme, kanë bërë që shumë njerëz ta marrin inat, e disa madje dhe ta urrejnë.

Linsay Lohan

2- Lindsay Lohan

Ky emër nuk ju ngjall aspak çudi për renditjen e saj si një nga aktoret femra më të urryera në botë. Porblemet e shpeshta të saj me policinë, drogërat dhe alkolin, si dhe jeta e saj kaotike, kanë bërë që njerzit ta humbin besimin tek ajo, dhe ta marrin inat.

Katherine Heigl

1- Katherine Heigl

Ylli i Hollivudit, mesa duket nuk është njeriu më i durueshëm në botë. Producentët e ndryshëm me të cilët ajo ka punuar, tregojnë se është mjaft e lodhshme dhe e padurueshme të punosh me aktoren. Ato thonë se ajo është shumë kërkuese, dhe mund ta përsërisë një skenë 100 herë, derisa të dalë fiks siç do ajo.

Burimi: Cheatsheet

E.C/Dosja.al

Shto Koment