LIVE UPDATES
Politike

16 përgjimet e BILD/Deklarata e bujshme e Hajdarit: Po ngrihet modeli i Maqedonisë së Veriut për të rrëzuar qeverinë

18 Qershor 2019, 09:10 Nga DOSJA
16 përgjimet e BILD/Deklarata e bujshme e Hajdarit: Po ngrihet modeli i

Tiranë- Pas publikimeve të 16 përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild” ka reaguar deputetja Rudina Hajdari. Ajo ka bërë një deklaratë të fortë pasi thekson se po ngrihet modeli i Maqedonisë së Veriut për të rrëzuar qeverinë

Zbulimi i përgjimeve nga gazeta Investigative “BIRN” dhe nga Zëri i Amerikës e më pas nga gazeta Gjermane ‘Bild’ tregon një ndryshim të strategjisë për sa i përket këtyre përgjimeve, që taktikisht janë përdorur për të ngritur modelin e Maqedonisë së Veriut dhe për të rrëzuar një qeveri, ashtu sic ndodhi atje me qeverinë e Gruevskit.”, shprehet ajo.

Sipas saj Arta Marku duhet të shkojë të enjte në seancë për të dëshmuar për punën për dy dosjet e bujshme, 339, dhe 184.

” Pyetja themelore është kjo: çfarë do të ndodhë me këto procedime? E pra, kjo është njëra pikë e rëndësishme që vetë Prokurorja e Përgjithshme duhet të analizojë dhe të argumentojë para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të dalë mbi palët dhe për të garantuar shtetin e së drejtës, si një prokurore që ka kaluar vetingun.”, shprehet ajo.

Reagimi i plotë:

Zbulimi i përgjimeve nga gazeta Investigative “BIRN” dhe nga Zëri i Amerikës e më pas nga gazeta Gjermane ‘Bild’ tregon një ndryshim të strategjisë për sa i përket këtyre përgjimeve, që taktikisht janë përdorur për të ngritur modelin e Maqedonisë së Veriut dhe për të rrëzuar një qeveri, ashtu sic ndodhi atje me qeverinë e Gruevskit.
Garancinë, që një model i këtij lloji mund të ndodhë, e dha një gazetë gjermane që mesa duket ka edhe mbështetjen e një pjese të Budenstagut Gjerman për një përmbysje të tillë, po pa marrë në konsideratë hetimet e tjera që po ndodhin në Prokurorinë e Tiranës.

Ajo që është e qartë, përveç faktit të mungesës së shtetit të së drejtës, është se asgjë nuk është rastësi. Dalja e përgjimeve pikërisht në një datë kur Kryetari i PD-së shmangi paraqitjen në Prokurori, me fjalën se do ta arrestonin, ka ndezur gjendjen aktuale dhe pritet të ketë akoma më shumë ngjarje në ditët në vijim. Ajo që është e qartë nga e gjithë kjo histori është se të gjitha palët janë të zhytura në probleme të mëdha me ligjin dhe me shtetin e së drejtës. Të gjitha palët e kanë humbur legjitimitetin e tyre përpara popullit si përfaqësues të denjë për të mbrojtur interesat më minimale publike.

Të gjitha palët janë të gatshme të hedhin Shqipërinë në erë ashtu sic po ndodh me negociatat me Bashkimin Evropian në mënyrë që asnjë palë të humbin influencën dhe pushtetin e tyre si brenda dhe jashtë vendit.

Por si asnjëherë më parë asnjë palë nuk është e mbrojtur, asnjë palë nuk mund të shpëtojë veten e saj në këtë pikë ku janë futur. Dikush do të ndëshkohet më shumë se tjetri dhe kjo do varet nga lëvizjet e gjithë secilit se sa shpejt apo sa ngadalë do veprojnë për të mbrojtur veten e tyre. Ajo që është e qartë është që asgjë nuk bëhet për Shqiptarët dhe Shqipërinë dhe ajo që do shikojmë dhe e kemi pritur është shkërmoqja e klasës politike që ka zaptuar vendin prej 30 vitesh.

Dosja 339 (700 CD me përgjime) dhe Dosja 184 janë shembuj konkret të zvarritjeve të njëpasnjëshme, procedime që kanë rreth 3 vite të regjistruara si procedime penale dhe akoma nuk ekziston traskriptimi i CD ndaj përgjimeve që janë bërë e jo më të flitet për dërgimin e tyre në gjyq.

Në të dyja këto procedime e sa e sa të tjera, të lidhura drejtpërsëdrejti me krimin e lartë shtetëror, jo vetëm që kanë mbetur të cunguara lidhur me traskriptimin e CD, por deri më sot janë të pashoqëruara me veprime të tjera hetimore, përshembull, ndjekje a kapje në flagrancë të personave të vënë nën përgjim. Theksohet fakti që vetë përgjimi sipas neneve përkatëse të Procedurës Penale nuk është gjë tjetër veç një indicje, e cila duhet të shoqërohet me veprime të tjera hetimore, të rëndësishme dhe konkrete që të merret si provë në fajësinë apo jo të një individi.

Mungesa e alternativës për Shqipërinë është ajo që po vuan çdo shqiptar i ndershëm. Çdo politikan që sot flet, ka vite të tëra që gëzon pushtet dhe para dhe nuk është në gjëndje ‘morale’ të akuzojë asnjë palë apo të mbrojë ‘pastërtinë’ të tij apo të saj.

Pas një anullimi të papritur të Prokurores së Përgjithshme Arta Marku për të raportuar mbi veprimtarinë e këtij institucioni për vitin 2018, presim që këtë të enjte Prokurorja do të paraqitet për të raportuar përpara Parlamentit me datë 20 qershor 2019. Pyetja themelore është kjo: çfarë do të ndodhë me këto procedime? E pra, kjo është njëra pikë e rëndësishme që vetë Prokurorja e Përgjithshme duhet të analizojë dhe të argumentojë para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të dalë mbi palët dhe për të garantuar shtetin e së drejtës, si një prokurore që ka kaluar vetingun.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild rudina hajdari 16 pergjimet e bild rudina hajdari

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni