Sport

“150 mijë euro ose të publikojmë videon me pullë të kuqe”, Valbuena është gati të falë Benzeman?

Të dy francezët, pas skandalit me një video me pullë të kuqe, një shantazh dhe një tentativë zhvatjeje janë rikthyer në vëmendjen e të gjithëve.
Featured image of article: “150 mijë euro ose të publikojmë videon me pullë të kuqe”, Valbuena është gati të falë Benzeman? Mathiew Valbuena dhe Karim Benzena

Matthieu Valbuena ka thënë se është gati të bëjë “paqe” me Karim Benzema. Të dy francezët, pas skandalit me një video me pullë të kuqe, një shantazh dhe një tentativë zhvatjeje janë rikthyer në vëmendjen e të gjithëve. Të dy ata u lanë jashtë skuadrës së kombëtares për Euro 2016 për shkak të grindjes mes tyre. I pari e ka hedhur hapin, Valbuena, i cili është shprehur i gatshëm dhe ka thënë se nuk e ka problem edhe nëse do të ishte në të njëjtën skuadër me Benzema. “Sigurisht që do të isha gati të luaja me Benzema. Pse jo? Nuk do të ishte problem. Gjithmonë bëni dallimin midis asaj që ndodh brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë Valbuena në një intervistë për radio Monte Carlo, raporton The Sun.

Si nisi sherri mes të dyve?

Tentativa e zhvatjes së parave përmes shantazhit, ka qenë arsyeja e krisjes së marrëdhenies mes dy protagonistëve. Benzema i kishte kërkuar Valbuenës që të paguante 150 mijë euro një mikut të tij në mënyrë që një video me pullë të kuqe ku është Valbuena dhe mikja e tij të mos përfundonte në internet.

Benzema do të zbulojë më 16 dhjetor nëse do të akuzohet apo jo për “bashkëpunim në shantazh” nga Gjykata e Apelit të Versajës. Avokati i sulmuesit ka bërë një apel në lidhje me procesin në të cilin policia që po heton incidentin mori informacionet e tyre. Benzema është akuzuar se ka ndihmuar mikun e fëmijërisë Karim Zenati dhe dy të tjerët në përpjekje për të detyruar Valbuena të paguante një shumë prej rreth 100,000 £ për të mos lejuar që një video me pullë të kuqe e Valbuenës të mos publikohet.

(E.S. dosja.al)

Shto Koment