Showbiz

15 vite në Top Media! Pas shumë pakënaqësive, Albana Osmani vendos të largohet nga televizioni

Albana Osmani nuk do jetë më pjesë e Top Channel, dhe kjo për shkak të disa pakënaqësive të krijuara brenda televizionit.
Featured image of article: 15 vite në Top Media! Pas shumë pakënaqësive, Albana Osmani vendos të largohet nga televizioni Moderatorja, Albana Osmani.

TIRANË– Moderatorja ikonë e Top Medias, Albana Osmani ka vendosur të largohet nga televizioni. Burime për “Prive” bëjnë me dije se kjo gjë ka ardhur si shkak i pakënaqësive të krijuara në punë.

“Po, Albana është detyruar të largohet pas pakënaqësive të shumta. Përkundër faktit se është një prej ikonave të TOP-it, që prej verës së vitit të kaluar, ajo kishte ngelur pa asnjë program për ta prezantuar ndërsa ka prezantuese të reja që po i udhëheqin 2-3 formate paralelisht. Tashmë nga televizioni nuk përkrahet as fushata ‘Ti je një luledielli’ dhe i kanë hequr reklamën e fondacionit nga transmetimi” – kështu ka deklaruar burimi i rezervuar për “Prive.al”.

Tashmë mbetet për t’u parë se ku do ta shikojmë moderatoren bukuroshe pas këtij vendimi!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(R.L/Dosja.al)

                                                                                                                                                                

Shto Koment