
TIRANË- 15 të vdekur dhe 787 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 15 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë: 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Tepelena, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Korça, të moshave 57-77 vjeç, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 1055.
Ndërsa 2745 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 787 qytetarë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 26.381 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
COVID-19 – Statistika (17 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 787
Të shëruar ne 24 orë 517
Të shtruar në spitale 393
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2745
Testime totale 231.897
Raste pozitive 51.424
Raste të shëruara 26.898
Raste Aktive 23.471
Humbje jete 1055
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12594
Fier 1743
Durrës 1395
Shkodër 1254
Vlorë 1157
Korçë 1090
Elbasan 986
Berat 925
Lezhë 920
Gjirokastër 555
Kukës 458
Dibër 394
(A.k.dosja.al)