Aktualitet

Rritet ndjeshëm kurba/ 15 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, 13 persona pozitivë në Durrës

VIDEO
964 të infektuar, 31 viktima dhe 758 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, të cilët janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive
Featured image of article: Rritet ndjeshëm kurba/ 15 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, 13 persona pozitivë në Durrës Dr. Flutura Beqo

Shqipëri- 15 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Flutura Beqo nga ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e some se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë dhe kanë dalë pozitivë 15 prej tyre. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 964. Harta është zgjeruar me 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, të cilët janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Në spitalin Infektiv ndodhen 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërkohë 79% e të  prekuve janë shëruar. Lajm i mirë është se gjatë orëve të fundit nuk ka pasur asnjë viktimë dhe numri total i viktimave është 31.

Njoftimi i ministrisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 15 raste të reja, shkon në 964 numri i të prekurve Nga fillimi i epidemisë, 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar Dr. Flutura Beqo
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.
Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 16 qytetarë. Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13, mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja klinike të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (20 Maj 2020)
Testime totale 13621
Testime molekulare 12555
Testime serologjike 1066
Raste pozitive 964
Raste të shëruara 758
Raste Aktive 175
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 57
Durrës 44
Krujë 33
Shkodër 15
Kamëz 10
Berat 10
Fier 3
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1

J.V/Dosja.al 

Shto Koment